Bota

Erdoğan: Qëndrimi i vendeve perëndimore ndaj refugjatëve, turp për njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Kriza e Sirisë nga njëra anë me jetët e humbura brenda vendit dhe veprimtaritë e organizatave terroriste, dhe nga ana tjetër me dramën e refugjatëve që nxit vazhdon të jetë një plagë e hapur e botës. Qëndrimi i vendeve perëndimore si roje të sigurisë dhe madje edhe qëndrimet raciste të cilët në mënyrë të veçantë janë futur në problemin e refugjatëve janë një turp për njerëzimin. Që nga ky moment numri i personave të vrarë në Siri është mbi 600 mijë. Mua më duket se në emër të njerëzimit është turpëruese për ne që ende në një vend ku janë vrarë mbi 600 mijë persona të qëndrojë në detyrë vrasësi Asad, dhe gjithashtu të mbrohet qëndrimi i tij në detyrë”. Presidenti Erdoğan ka folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në qendrën e kongreseve pas Samitit G20 në Kinë.

“Nuk duhet të harrohet se kjo organizatë e ashtuquajtur FETÖ është një rrjet global”

Duke u shprehur se “organizata e ashtuquajtur FETÖ është një rrjet global që operon edhe në 170 vendet të tjera jashtë Turqisë” Presidenti Erdoğan tha se “I bëj thirrje të gjithë botës që të jenë të ndjeshëm kundër kësaj organizate e cila është zgjeruar duke abuzuar me ndjenjat humane si ato fetare, arsimore, të bamirësisë si dhe me marrëdhëniet tregtare.”

“Duhet të nisim menjëherë një luftë parimore kundër organizatave terroriste”

Pasi ka theksuar se duhet të refuzohet koncepti për të mbajtur ndarazi organizatat terroriste presidenti Erdoğan ka vazhduar më tej: “Të gjithë së bashku duhet të refuzojmë konceptin i cili ndan nga njëra-tjetra DAESH-in, PKK-në, PYD-në, YPG-në, FETÖ-n dhe duhet të nisim menjëherë një luftë parimore kundër organizatave terroriste. Ne jemi të vendosur të luftojmë kundër terrorizmit me çdo çmim. Edhe unë personalisht si president edhe si qeveri e jonë jemi të vendosur në këtë çështje. Operacioni ‘Mburoja Eufratit’ është shprehja e vendosmërisë së Turqisë në këtë çështje. Ndërsa gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas tentativës së puçit më 15 korrik është me qëllim për të luftuar efektivisht dhe me shpejtësi kundër strukturës FETÖ si dhe për rizhvillimin strukturor të nevojshëm në këtë drejtim.”

Ndër të tjera Erdoğan ka theksuar se sulmi terrorist ndaj dasmës në qytetin Gaziantep ishte një pikë fillimi e prerë. Ai ka shtuar më tej se “Operacionet tona në veri të Sirisë nuk janë një ndërhyrje e Turqisë kundër integriteti territorial të Sirisë, në etapën e parë ato janë për kufirin tonë me Jarabulusin. Fatkeqësish që prej muajsh nga Jarabulusi po kryheshin sulme me predha të raketave kundrejt territorit tonë. Për herë të fundit duke vendosur në trupin e një fëmijë 14 vjeçar bomba e shpërthyen në një dasmë dhe si pasojë e kësaj humbën jetën 56 persona si dhe u plagosën afërsisht 100 të tjerë. Kjo ngjarje për ne ka qenë një pikë fillimi e prerë.”

“Në Jarabulus u vendosën po njerëzit e tij”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në Jarabulusin e pastruar nga DAESH-i janë vendosur përsëri banorët e këtij qyteti Presidenti Erdoğan u shpreh se “Në Jerabulus hymë bashkë me opozitarët që janë nga populli i këtij qyteti në Siri. Me hyrjen së bashku me ata opozitarë morëm nga DAESH-i rajonin Jerabulus, ku aktualisht aty nuk është i pranishëm as edhe një militant i DAESH-it, janë zbrazur plotësisht. Tani në Jarabulus janë vendosur banorët e tij. Afërsisht 100 mijë banorët që ka Jarabulusi tashmë bashkë me fëmijët e tyre janë vendosur atje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button