☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.54 ▲0.32%
ARI 4,263 ▼6.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,296 ▼ -0.64% ETH $2,043 ▼ -1.93% XRP $1.3690 ▼ -2.1% SOL $85.7500 ▼ -1.82%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.54 ▲0.32 % ARI 4,263 ▼6.83 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

ERE licencon katër operatorë, AYEN modifikon licencën, Valamara merr “ok” për prodhimin

Enti Rregullator i Energjisë(ERE)  ka miratuar katër licenca të reja për energjinë, mes të cilave njëra është modifikim i një licence ekzistuese, dy për prodhim energjie dhe një tjetër për tregtim.Sipas vendimeve rezulton që turqit e Ayen AS Energy kanë kërkuar që licenca e tyre të modifikohet për shkak të ndryshimit të fuqisë së instaluar si dhe kontratës koncesioneve me qeverinë.Fillimisht turqve iu dhanë me koncesion HEC-et “Gojan”, “Gjegjan”, “Peshqesh” dhe “Fangu” por nga kontrata fillestare janë hequr HEC-et : “Gojan” dhe “Gjegjan” dhe është shtuar HEC – i i ri “Ura Fanit.”

 

Ndryshimi i kontratës koncesionare u bë me kërkesë të kompanisë e cila gjatë hartimit të projekt-zbatimit i rezultoi si zgjidhje më e leverdishme. Në total për hidrocentralet vlera e investimit mendohet të jetë 210 milionë euro.Për të përshtatur licencën e vjetër me situatën reale të operimit të kompanisë, ERE miratoi modifikimin për një fuqi të instaluar prej 110.54MW.Kompania “Energjia Valamara” sh.p.k dhe “Skatina HEC” sh.p.k janë licencuar të dyja për prodhimin e energjisë. E para për prodhimin në pesë hidrocentralet e saj  si “Mesmal 1” me fuqi të instaluar 410 kW, “Mesmal 2” me fuqi të instaluar 1 473 kW, “Mesmal 3” me fuqi të instaluar 235 kW,  “Selca 2” me fuqi të instaluar 2 388 Kë. Totali i fuqisë për shkon në 4 506 kW.Skatina nga ana tjetër ka marë miratimin për një hidrocentral me të njëjtin emër dhe me fuqi të instaluar prej 2677 kW.ERE licencoi edhe EFT Tirana sh.p.k gjatë korrikut në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.