Ekonomia

ERE: nga 1 janari 2015, cmimi i energjisë për familjarët do të jetë 9,5 lek/kwh

Bordi i Komisionerëve të ERE-s miratoi sot cmimin 9,5 lekë/kwh për të gjithë konsumatorët familjarë, që do t’a paguajnë nga data 1 janar, 2015.
energjiaKjo tarifë heq pagesën me dy blloqe, e vendosur që prej vitit 2008.
Cmimi me pakicë për konsumatorët e lidhur me linjën 35 kV do të jetë 9,5 lekë.
Për konsumatorët që furnizxohen me linjat 20 kV dhe 6kV do të jetë 11 lek/kwh, për furrat e bukës dhe fabrikat e miellit 7,1 lek/kwh, për klientët që furnizohen me energji elektrike me linjat 0,4 kV të jetë 14 lek/kwh.
Në mbledhjen e sotme Bordi miratoi edhe planet e investimeve për kompanitë publike të sektorit të energjisë, KESH, OST dhe OSHEE.
t dha sot vendimin për miratimin e cmimeve të energjisë elektrike për vitin 2015.
Bordi miratoi planin e investimeve për vitin 2015 për KESH-in si dhe cmimin prej 1,45 lek/kwh që do të shesë tek operatorët e tjerë.
Bordi la sic ishte cmimin e OST, me 0,65 lek/kwh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button