🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.58 ▲0.47%
ARI 4,166 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,308 ▼ -0.46% ETH $2,501 ▼ -0.55% XRP $1.3668 ▼ -0.2% SOL $106.7400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.58 ▲0.47 % ARI 4,166 ▼0.28 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.58 ▲0.47 % ARI 4,166 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Eric Wendt një hap larg emërimit si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë më 4 qershor?

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan pritet të zhvillojë më 4 qershor një seancë vendimtare për kandidaturën e gjeneralit në pension Eric Wendt, i nominuar nga presidenti amerikan për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Në mbledhjen e tipit “Business Meeting”, senatorët e komitetit do të votojnë nëse emri i Wendt do të kalojë për miratim në Senatin e plotë, hapi i fundit procedural përpara konfirmimit zyrtar në detyrë.
Seanca e 4 qershorit vjen pas hearing-ut publik të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Gjatë dëshmisë së tij, ai u përball me pyetje mbi korrupsionin, rolin e SPAK-ut, investimet amerikane dhe bashkëpunimin strategjik në siguri dhe mbrojtje.

Ndryshe nga dëgjesa publike e majit, takimi i radhës zhvillohet në format procedural “Executive Session”, ku komiteti diskuton dhe voton nominimet përpara se ato të shkojnë në sallën plenare të Senatit.

Eric Wendt konsiderohet një figurë me profil të lartë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai ka mbajtur gradën gjeneral me tre yje dhe ka drejtuar forcat speciale amerikane dhe operacionet speciale të NATO-s në Europë. Përgjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar edhe me strukturat shqiptare të sigurisë, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe gjatë operacioneve ndërkombëtare në Afganistan.

Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të mandatit të tij në Tiranë do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve, mbështetja për sigurinë kibernetike dhe krijimi i një klime më të favorshme për investimet amerikane në Shqipëri.

Ai shprehu gjithashtu vlerësim për punën e SPAK-ut dhe nënvizoi rëndësinë e shtetit ligjor dhe konkurrencës së barabartë për investitorët e huaj.

Nëse kandidatura e tij miratohet në komitet më 4 qershor, emri i Eric Wendt do t’i kalojë Senatit të plotë për votimin final, procedurë që zakonisht konsiderohet hapi i fundit përpara mbërritjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.