Erjon Papagjoni: Një darkë me Balzakun
Aktualisht, cilët janë librat që keni më për zemër?
Mund të vecoj “Zorbas”, “Doni I qetë”, një libër që më ka bërë ta lexoj pandërprerë, aq sa u lodha tepër dhe me zuri gjumi në plazh. Tregimet e Cehovit,pa dyshim, sidomos “Tre vjet” dhe “Tregimi I një të panjohuri”, “Krim e ndëshkim”, “Qorrfermani” dhe “Pasardhësi I Kadaresë”, etj.
Cili është për ju romani më i mirë i të gjitha kohërave?
Pyetje e vështirë. “Zorbas”, për më shumë se dy vjet më ka shërbyer si antidepresiv, e rilexoja shpesh, por sigurisht s;mund të them se është më i miri. Ka shumë, sidomos në shek e XIX, kur në mendimin tim është edhe shkëlqimi I letërsisë. Ndoshta “Lufta dhe Paqja”, kjo është një përgjigje “Letrarisht korrekte” besoj.
Cilat janë për ju tregimet më të parapëlqyerat e të gjitha kohërave?
Tregimet e Cehovit. Sidomos “Tre vjet” dhe “Tregimi I një të panjohuri”, këto janë novela në fakt, janë të preferuarat e mia. Më ka bërë shumë përshtypje edhe Kundera me “Molla e artë e dëshirës së përjetshme”, ky është titulli më duket.
Çfarë librash mund të na befasojnë po t’i gjejmë në raftet tuaja?
Sado që përpiqem, s’po me kujtohet asgjë që mund të kualifikohet e cuditshme ose intriguese, hiq ndonjë tekst që nuk ka të bëjë me letërsinë.
Kush është heroi ose heroina juaj imagjinare e parapëlqyer?
Akili, ndoshta sepse edhe libri I parë që kam lexuar nis me zemërimin e tij. Dhe sipas një analize që kam lexuar vite më parë nga një filozof Italian, nuk është personazh aq i thjeshtë sa cduket. Grigor Melehovi, princ Andrea, Raskolnikovi, Rikardi III, nëse mund të përmend edhe ndonjë tjetër. Nga gratë më kanë mbetur në mëndje disa personazhe kryesisht nga romanet e Balzakut, vecanërisht ajo kontesha, kusherira e Rastinjakut te Xha Gorio.
Çfarë lloj lexuesi ishit në fëmijërinë tuaj? Cilët ishin librat dhe autorët tuaj të parapëlqyer?
E kam nisur në klasë të dytë në mënyrë klasike besoj, si shumica, me “Iliadën” e Homerit, pastaj me dramat e grekëve të lashtë. Tani nuk kujtoj pothuajse asgjë, megjithatë kjo pak rëndësi ka. Duhet lexuar fëmijë, ndikon tepër në formim. Nuk mund të mos përmend edhe Cufon, me pëlqeu aq sa e mora dhe nuk ia ktheva një shokut tim të klasës. E kam humbur i thosha.
A jeni futur ndonjëherë në telashe për të lexuar një libër?
Jo, asnjë telash nuk më ka ardhur deri tani nga librat. Hiq ndonjë gjobë vite më parë nga Bibloteka Kombëtare. Por, një kosto e përballueshme.
Po t’ju duhej të përmendnit një libër që ju ka bërë kjo që jeni sot, cili do të ishte ai?
Sinqerisht, nuk di të jap një përgjigje për këtë.
Nga librat që keni shkruar, cilin parapëlqeni më shumë ose është më kuptimplotë për ju?
Me siguri ai për të cilin kam vuajtur më shumë, romani “Al”, me ka persekutuar gjatë, ende pa nisur ta shkruaja, deri edhe në gjumë, në ëndrrat e mia. Por ia vlejti, në respekt të atyre burrave e grave që kanë dhënë për shoqërinë, për shtetin, përtej kohëve dhe rregjimeve, edhe me gabimet e tyre ndonjëherë, të paktën kjo më ka motivuar mua, nuk e di sa kam mundur ta realizoj. Më janë dashur tre vjet punë për shkrimin por veçanërisht për formatimin e tij, strukturimin sipas edhe disa ligjësive gati matematike që shkrimi dramatik I ka të domosdoshme dhe që për mendimin tim duhen respektuar përherë në vija të përgjithshme. Kur lexoj diçka pa strukturë dashur padashur e nënvleftësoj, edhe pse materiali mund të jetë I mirë. Rekomandaj te rinjte qe para se te nisin te shkruajne te lexojne mjafueshem per menyren e te shkruarit, sot ka tekste mjaft te mire, që studiohen në universitet më të njohura të botës.
Doja edhe të shtoja një mendim timin lidhur me letërsinë, dmth, letërsia sot nuk ka pse të merret me disa tema që u takojnë të tjerëve, që prej një shekulli, sot është kinemaja, ca më vonë televizioni, dhe nga 90 e këtej interneti, pa përmendur të reja të tjera. Letërsia duhet të shkëputet nga argëtimet dhe të kthehet në thelbin e vet antropologjik, dmth të shmangë një shoqëri me analfabetë emocionesh e ndenjash. Ky është misioni I saj. Emocionet edhe mund të jenë më të afërta me instiktet, por ndjenjat janë pjesë e edukimit, dhe janë përgjegjësi e letërsisë kryesisht. Ndryshe shumë gjëra të rëndësishme do kthehen në cështje sportive ose hidraulike. Dhe sikur unë të kisha lindur në një vend shumë të fuqishëm, dhe për ironi të fatit, të isha bërë shumë I famshëm, nuk do lodhesha duke përsëritur këtë, dmth që botuesit e njohur dhe që kane luksin të bëjnë përzgjedhje duhet të shkëputen nga argëtimet,ato tashmë I mbulojnë fusha të tjera. Letërsia tashmë duhet të kthehet në strehën e vet. Nuk ka pse mban pesha që s’i takojnë më.
Po qe se do t’i kërkonit kryeministrit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?
Boh, e para kryeministri aktual ka lexuar mjaft, edhe ai përpara tij, ka qene mjaft I kulturuar, të dy janë letrarë në tentativë. Por mund të kishim një injorant në krye, në sensin letrar, dhe shumë më eficent se ata. Sepse është efiçenca vlera më e madhe e politikës, ti japësh drejtim disa çështjeve praktike ndonjëhere edhe teper te koklavitura. Eficenca dhe sigurisht guximi. Integiteti moral, në kuptimin vodhi a s vodhi, per t’a banalizuar, pak rendesi ka në raport me efiçencën. Pra, nuk kam asgje për të rekomanduar, sepse nuk do ndryshonte asgjë. Politika dhe pushteti kane ligjësite e tyre te cilat duhen respektuar per kedo qe zgjedh atë rrugë, përfshire edhe mua ose ju. Prandaj edhe intelektualët e vërtetë nuk para e zgjedhin, ose kur e zgjedhin, nuk habiten e nuk ankohen kafeneve, sepse e njohin natyrën e politikës e të pushtetit. Eshtë një profesion I vështirë dhe që kërkon “stomak” të aftë të tresë shumë gjëra. Ka edhe njerëz të rrallë në politikë, edhe pa qënë intelektualë, që njohin edhe shtetin, dmth kanë sensin e shtetit, është talent I veçantë dhe I rrallë ky. Ka njerëz që mund të jenë në politikë dhe të kenë qënë edhe ministra prej më shumë se një dekade e megjithatë nuk e kuptojnë dot çështë shteti, madje nuk kuptojnë as çështë qeveria. Kuptojnë pak a shumë diçka nga politika, por s’arrijnë dot më tej. Po citoj dicka, një mendim timin nga një roman që po shkruaj tani: teatri I Shekspirit eshtë një teatër politik, është një teatër thelbësisht i zilisë, këtu përqëndrohet gjithcka. Zilia është motori lëvizës i njeriut. Zilia ka anën e saj të mirë, që ështe ambicia, dmth dëshira për t’u afirmuar, për të bërë dicka për shoqërinë, e për të lënë një emër pa shkelur mbi të tjerët e duke qëndruar brenda disa kufijve etikë, dhe ky tranformim pozitiv I zilise është arritur në të gjitha ato vende që sot merren si shembull. Tek ne, në Ballkan në përgjithësi, dhe në të gjitha kolektivitet e dështuara, zilia eshte ende e trashe, e pagdhendur, idiotike, në të gjitha ambientet, që nga ata në krye e deri te dy fshatarë që vriten për punë të kota që kanë të bëjnë me gardhet, edhe në këtë ambientin tonë letrar, dmth elitar, perceptoj një zili të trashë. Pra, ka shumë zili, jo vetem mes tw dwshtuarve, por edhe mes atyre qw sipas tw gjitha parametrave mund te quhen tw suksesshwm e qw kanw marr mjaft nga jeta. Ndoshta me teper nga çmeritonin. Duhet tw kemi parasysh se kusherinjte tanë, dmth shimpanzetë arrijnë të mësojnë deri në tre mijë fjalë, pak a shumë sa njeriu mesatar, dhe kanë një inteligjence të kënaqshme. Nga eksperimentet që janë bërë, I kam parë në disa dokumentarë interesantë për cështjen, ajo që nuk I lejon të zhvillohen është egoizmi I tepërt, zilia dmth, arrijnë të lënë edhe njëri tjetrin pa ngrënë nga inati, kanë temperament tepër impulsiv. Njeriu është zhvilluar ngaqë ka aftësinë të bashkëpunojë, ky është faktori kryesor që n aka sjell deri këtu, dmth ka forcën të kapërcejë zilinë ose ta sublimojë atë në ambicie, në të mirë të vetes dhe të shoqërisë. Pra, duhet një reflektim nga të gjithë për të mirën e të gjithëve. Sidomos tani kur duket qartë që punët e Shqiptarëve po shkojnë mjaft mbarë, dmth ka një frymë të atyre që drejtojnë botën për të rregulluar disa cështje tepër të rëndësishme dhe që ne qartazi jemi të paaftë t ‘I bëjmë vetë. Por duhet të kuptojmë, flas për ata që janë opinionbërës, se skakiera e të mëdhenjve nuk do jetë përherë kështu, dmth në anën tonë. Duhet edhe të nxitojmë, të bëjmë pjesën tonë, se bota lëviz shpejt. Megjithatë mbetem optimist që në krye të pesë a gjashtë viteve, hiq ndonjë incident pavlerë, pavarësisht përmasave, punët do zgjidhen drejt dhe ne do jemi besoj anëtarë edhe politikë tashmë të kontinentit. Sepse kjo është e drejta jonë.
Keni planifikuar një darkë me njerëz të letrave. Cilët janë tre shkrimtarët e ftuar?
Po me kujtoni një histori të vjetër. Një aristokrat I kërkoi një mikut të tij psikiaktër t ‘i paraqiste një të çmendur dhe ky e ftoi të nesërmen për darkë. E pyeti pas saj, hë, si t’u duk? Siç e prisja, I tha ky, vetëm më habiti, si si pushonte goja, foli dy orë pa ndërprerje. Jo, ia ktheu psikiatri, ai që fliste ishte Balzaku, I çmenduri ishte ai që rrinte i heshtur. Dmth, pa dyshim do doja të kisha një darkë Balzakun, meqë edhe flas tepër, dmth dy llafollog që grinden ose nuk lënë njëri tjetrin të flasin njëherazi pa dëgjuar tjetrin, është një spektakël i bukur. Cehovin dhe Dostojevskin patjetër, madje këtë do e kisha ëndërr ta shihja tek luante kumar, mbase më mësonte pokerin edhe mua se nuk e di ende.
Zhgënjyes, i mbivlerësuar, thjesht jo i mirë: për cilin libër mendoni se duhet t’ju kishte pëlqyer, por nuk ju pëlqeu? A ju kujtohet libri i fundit që e keni mbyllur pa mbaruar?
Nga letërsia e huaj ka mjaft, biles një e lexova para disa javësh dhe mu duk krejtesisht I pabotueshëm pavaresisht se autori ishte I njohur dhe po I bëhet reklamë. Nga letërsia jonë, më është fiksuar libri “Jetosh ne ishull”. Shihja vajza e djem në plazh që e lexonin në verë, që nuk dinin thuajse asgjë, apo ndoshta asgjë nga tematikat që libri trajtonte, njerëz që ndoshta ishin në kontaktin e tyre të parë me letërsinë dhe më vinte të qeshja. Pastaj e lexova dhe vetë dhe mu duk I mbivlerësuar, sidomos nuk më pëlqeu mungesa e strukturimit, dy tre novela, mbi nivelin mesatar të letërsisë tonë, të bashkuara në një libër të paraqitur si roman. Ndryshe nga Otello, po nga I njëjti autor që është nga librat e mi të preferuar, hiq fundin, që për mua duhet të ishte të paktën edhe nja dhjetë faqe të tjera.
Ftoj botuesit, flas për ata të njohurit, që edhe kanë krijuar njëfarë kapitali, që brenda ligjësive të sipërmarrjes, të mos e teprojnë me lloj lloj botimesh që nuk mund të kualifikohen si letrare. Ky nuk është një biznes që do I bëj miliarderë, kjo është shumë e qartë edhe për ta. Duhet të kenë edhe njëfarë pasioni në atë që bëjnë, ose të ndërrojnë zanat, dmth të merren me tregti të tjera më fitimprurëse.
Te cilët libra ktheheni vazhdimisht?
Te klasikët, sidomos te rusët dhe francezët lexoj herë herë ndonjë faqe.
Për çfarë librash ndiheni keq që nuk i keni lexuar ende?
“Në kërkim të kohës së humbur”, Uliksi” I Xhojsit dhe sidomos kryevepra bashkohore, dmth të pesëdhjetë viteve të fundit, që ende s’kam patur mundësi ti lexoj. Por do e korigjoj këtë dhe do e bëj shpejt, premtoj të korrigjoj edhe kulturën e mangët për letërsinë shqipe, të shkuarën dhe bashkohoren.