🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.86 ▲1.45%
ARI 3,917 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,798 ▼ -1.76% ETH $2,259 ▼ -1.38% XRP $1.2530 ▲ +0.2% SOL $92.0800 ▼ -2.41%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,917 ▼1.34 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.86 ▲1.45 % ARI 3,917 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Europa

Euclid Tsakalotos është ministri i ri grek i Financave

Euclid Tsakalotos është ministri i ri grek i Financave. Ai është kreu i grupit të negociuesve grekë dhe do të zëvendësojë në këtë post Yanis Varoufakis.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni grek Skai.tv. Tsakalotos ka lindur në Rotterdam në Holandë dhe ka një CV të pasur me studime në Britani. Varoufakis dha dorëheqjen nga detyra si ministër i Financave, pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Më herët Angela Merkel, në një bisedë të gjatë telefonike mes Aleksis Tsipras mesditën e së hënës, kërkoi nga kryeministri grek të mbërrijë mbrëmjen e së martës në samitin e lartë të udhëheqësve të Eurozonës me një propozim të ri të marrëveshjes që kërkon të nënshkruajë me huadhënësit e Greqisë.

Tsipras duket se do të shfaqë para partnerëve propozimin e rinovuar të Jean-Claude Junker, pikërisht atë propozim që kreu i Komisionit Europian i kishte dhënë Athinës pasi është marrë vendimi për referendumin dhe që pala greke refuzoi.

Ky propozim i ri i Greqisë, të cilin më parë do e çojë në Samitin e Eurogrupit ministri i ri i Financave, Euclid Tsakalotos, ndahet në tri pjesë: reformat, borxhi dhe paketa financiare për zhvillimin e ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.