🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,527 ▲0.11%
DOW 50,707 ▲0.49%
NASDAQ 26,678 ▲0.08%
NAFTA 88.91 ▼5.3%
ARI 4,486 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $74,984 ▼ -1.25% ETH $2,055 ▼ -0.73% XRP $1.3293 ▼ -0.18% SOL $83.9900 ▲ +0.39%
S&P 500 7,527 ▲0.11 % DOW 50,707 ▲0.49 % NASDAQ 26,678 ▲0.08 % NAFTA 88.91 ▼5.3 % ARI 4,486 ▼1.08 % S&P 500 7,527 ▲0.11 % DOW 50,707 ▲0.49 % NASDAQ 26,678 ▲0.08 % NAFTA 88.91 ▼5.3 % ARI 4,486 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Politika

Euraktiv: Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE edhe pa veto! Rama e përsëriti në Bruksel

Në BE me çdo kusht. Shqipëria është gati të pranojë anëtarësimin në BE, edhe nëse nuk do të ketë të drejtën e vetos për një periudhë kohe.

Euractiv shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të martën, në Bruksel, gjatë konferencës së 8-të ndërqeveritare, e ka bërë të qartë se për Shqipërinë nuk ka asnjë problem nëse bëhet anëtare pa të drejtë vetoje.

Sipas raportimeve, ky propozim i ri nga disa vende te BE, ka shkuar tashmë në tryezat më të larta të Brukselit që po diskutojnë një plan për të pezulluar të drejtat e vetos për anëtarët e rinj në çështjet e politikës së jashtme, të tilla si sanksionet kundër Rusisë dhe vendime të tjera që kërkojnë unanimitet midis shteteve anëtare.

Për Ramën ky nuk është një problem pasi ai tha se ishte i qetë pasi Shqipëria ka qenë gjithmonë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE.

Më herët, ka qenë vetë Rama bashkë me Vuçiç që kanë propozuar integrim gradual, duke përfshirë për një periudhë kohe edhe pa të drejtë veto, por në këmbim të bëhen pjesë e tregut të përbashkët ekonomik europian, dhe në zonën Shengen.

Por ditët e fundit në lojë ka hyrë propozimi i kancelarit gjerman Merz. Që vendos në vend të parë Ukrainën për integrim, si anëtare e asociuar, kurse vendet e Ballkanit Perëndimor pas me rol vetëm si vëzhgues.

Këto propozime po diskutohen në tryezat e larta të BE, por të martën, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos bëri të qartë se nuk ka asnjë vendim deri tani, dhe Unioni po ecën me metodologjinë aktuale, për të anëtarësuar Malin e Zi dhe Shqipërinë me të drejta të plota si vende anëtare.

Euractiv shton se çdo veprim për të kufizuar të drejtat e votës do të duhet të jetë i hartuar me kujdes dhe i përkohshëm, sepse dispozitat e traktatit të BE-së mbi anëtarësimin garantojnë trajtim të barabartë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë për BE. Bazuar në precedentët e mëparshëm, pranimi gradual i shteteve të reja anëtare nuk do të përbënte problem ligjor. Vendet e reja të BE-së, kryesisht nga vendet më të varfra qendrore dhe lindore, u përballën me kufizime kalimtare pas anëtarësimit në lirinë e lëvizjes pas të gjitha zgjerimeve të BE-së nga viti 2004 e tutje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.