🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,715 ▲0.12%
DOW 51,447 ▼0.13%
NASDAQ 26,949 ▲0.05%
NAFTA 94.02 ▲2.02%
ARI 4,312 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,542 ▲ +0.5% ETH $2,689 ▲ +0.91% XRP $1.5259 ▲ +1.45% SOL $117.1400 ▲ +2.21%
S&P 500 7,715 ▲0.12 % DOW 51,447 ▼0.13 % NASDAQ 26,949 ▲0.05 % NAFTA 94.02 ▲2.02 % ARI 4,312 ▼0.16 % S&P 500 7,715 ▲0.12 % DOW 51,447 ▼0.13 % NASDAQ 26,949 ▲0.05 % NAFTA 94.02 ▲2.02 % ARI 4,312 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Sporti

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria nis sot grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare

Shqipëria U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë përfaqësuesen shqiptare në sfidat kundër Irlandës, Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Ekipi do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 28 shtator do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Kosovës në “Niko Dovana” në ora 15:00. Në të njëjtin stadium do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Takimi i dytë do të luhet kundër Irlandës më 1 tetor po në ora 15:00 dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Azerbajxhanit në ora 12:00. Sakaq, edhe ndeshjet e tjera të grupit do të luhen po në Shqipëri, në stadiumin “Egnatia Arena”.

Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.