☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.45 ▼0.9%
ARI 3,617 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,917 ▼ -2.85% ETH $1,683 ▼ -2.77% XRP $0.9331 ▼ -0.84% SOL $70.7700 ▼ -2.48%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.45 ▼0.9 % ARI 3,617 ▼0.94 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.45 ▼0.9 % ARI 3,617 ▼0.94 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Sporti

EURO U-21 2027 në Shqipëri dhe Serbi/ Të enjten hidhet shorti, si do të ndahen grupet e turneut

Shorti i fazës finale të Europianit U-21 2027 do të hidhet të enjten, më 26 nëntor, në orën 18:30, në Beograd. Shorti do të përcaktojë ndarjen e katër grupeve të turneut, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 16 skuadra, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila si një nga vendet organizatore e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi janë vendosur në Vazon 4 dhe do ta nisin aventurën europiane nga Grupi B, në pozicionin B1.

Ndarja në vazo

16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo me nga 4 ekipe, bazuar në renditjen e koeficientëve të UEFA-s për kombëtaret U-21. Çdo grup do të përbëhet nga një skuadër e secilës vazo.

Vazo 1: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia

Vazo 2: Franca, Italia, Holanda, Kroacia

Vazo 3: Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia

Vazo 4: Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria

Për shkak të pozicionit të përcaktuar paraprakisht të dy vendeve organizatore, Shqipëria do të jetë në pozicionin B1, ndërsa pozicioni A1 është rezervuar për Serbinë. Kjo do të thotë se në Grupin B nuk mund të shortohet një tjetër skuadër nga Vazo 4. Kështu, Shqipëria do të mësojë të enjten tre kundërshtarët e saj në fazën e grupeve.

Si funksionon formati i kompeticionit?

Katër grupet do të përbëhen nga katër skuadra secili. Dy ekipet e para të çdo grupi do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, duke vijuar më pas garën në fazën me eliminim direkt.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen sipas një skeme të paracaktuar: fituesi i Grupit A do të përballet me vendin e dytë të Grupit C, ndërsa fituesi i Grupit C me vendin e dytë të Grupit A. Në krahun tjetër, fituesi i Grupit B do të luajë ndaj vendit të dytë të Grupit D dhe fituesi i Grupit D ndaj vendit të dytë të Grupit B.

Katër fituesit e çerekfinaleve do të avancojnë në gjysmëfinale, për të përcaktuar më pas dy finalistët e turneut.

Tetë stadiumet pritëse

Ndeshjet e UEFA EURO U-21 2027 do të zhvillohen në tetë stadiume, katër prej të cilave në Shqipëri.

Në vendin tonë, takimet do të luhen në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Faza finale e Kampionatit Europian U-21 do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027, duke e kthyer Shqipërinë në një nga qendrat e futbollit europian për këtë kompeticion të rëndësishëm.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.