☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.40 ▼0.96%
ARI 3,621 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,918 ▼ -2.74% ETH $1,684 ▼ -2.51% XRP $0.9339 ▼ -0.56% SOL $70.8200 ▼ -2.33%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.40 ▼0.96 % ARI 3,621 ▼0.85 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.40 ▼0.96 % ARI 3,621 ▼0.85 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…! | JavaNews.al

Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, është paraqitur sërish sot në dyer e SPAK.

Lajmin e bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Edhe pak ditë më parë Gjikuria u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku dorëzoi prova të reja lidhur me kallëzimin për krime zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit 2024.

Sipas avokatit të Gjikurisë, një nga faktet e reja të paraqitura në SPAK lidhet me kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo, i cili pretendohet se ka përfituar dy paga njëkohësisht.

Avokati deklaroi se Tavo ka vijuar të marrë pagën si prefekt i Vlorës deri më 1 tetor 2024, ndërkohë që kishte marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës. Sipas tij, kjo rezulton edhe në deklarimin e pasurisë së Tavos.

Gjikuria deklaroi se provat e reja synojnë të ndihmojnë hetimin e denoncimeve për zgjedhjet e 4 gushtit, ndërsa shprehu besimin se SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.