Euroliga e basketbollit: Olympiacos fiton në Kaunas
Emocione dhe spektakël ka sjellë Euroliga e Basketbollit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar mbrëmjen e sotme.
Një “betejë” e vërtetë është zhvilluar në Kaunas, aty ku kampionët në fuqi të Olympiacos kanë mposhtur 93-91 vendasit e Zalgiris.
Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, e luftuar në çdo pikë, por në fund janë grekët ata që festojnë dhe marrin fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura.
Lituanezët fitojnë periodën e parë 24-21, grekët reagojnë duke fituar të dytën 23-20. Pjesa e parë mbyllet në barazim 44-44. Olympiacos fiton periodën e tretë 20-19 dhe të katërtën 29-28.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.