Euroliga e refuzon për momentin ofertën e bërë nga NBA
Trembëdhjetë klubet e EuroLeague kanë refuzuar ofertën e NBA-së për të blerë kompeticionin.
Disa nga këto klube e kanë përshkruar ofertën si “të papranueshme” dhe “kolonialiste” ndërsa pronarë të tjerë besojnë se NBA duhet ta përmirësojë ndjeshëm ofertën e saj nëse dëshiron që negociatat të vazhdojnë.
Burimet e cituara nga “SDNA” thonë se Barcelona e konsideroi propozimin një “shaka”, ndërsa Real Madrid i dhë edhe 30 ditë kohë NBA-së që të paraqiste një ofertë të re.
Olympiacos ka kundërshtuar propozimin që në fillim, ndërsa Panathinaikos kërkoi të rinegocionte kushtet me NBA-në, duke shprehur mbështetje për konceptin e ri, një qëndrim i ngjashëm me atë të Fenerbahçes.
Ndërkohë, Armani Milan dhe Baskonia thuhet se mbështetën ofertën aktuale. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.