☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,821 ▲0.61%
DOW 51,491 ▲0.43%
NASDAQ 27,663 ▲0.68%
NAFTA 88.05 ▼1.54%
ARI 4,179 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,070 ▼ -0.36% ETH $2,710 ▼ -0.41% XRP $1.5136 ▼ -0.1% SOL $120.9500 ▲ +0.33%
S&P 500 7,821 ▲0.61 % DOW 51,491 ▲0.43 % NASDAQ 27,663 ▲0.68 % NAFTA 88.05 ▼1.54 % ARI 4,179 ▲0.54 % S&P 500 7,821 ▲0.61 % DOW 51,491 ▲0.43 % NASDAQ 27,663 ▲0.68 % NAFTA 88.05 ▼1.54 % ARI 4,179 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Duhet ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, në një kohë kur dështimi i procesit do ta çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballej me një tjetër proces zgjedhor, që do të ishte i katërti parlamentar brenda rreth dy vitesh.

Kurti ka thënë se çështja e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk është ndërlidhur nga Qeveria me zgjedhjen e presidentit.

“Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, ne nuk e kemi ndërlidhur asnjëherë me çështjen e zgjedhjes së presidentit, gjithmonë i kemi konsideruar të ndara”, tha Kurti.

Ai ka thënë se për të dënuarit në shkallë të parë pret korrigjim të vendimeve në Apel, ndërsa ka kërkuar edhe një strategji kombëtare.

“Por, të dyja i kalojnë të gjitha partitë. Për katër të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë për korrigjim në Apel në njërën anë, dhe në anën tjetër na duhet një strategji kombëtare”, tha Kurti.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes së presidentit është urgjent, pasi dështimi i tij do të sillte një periudhë të re të pasigurisë institucionale.

“Apeli është aktualisht shumë i ngutshëm, andaj pa president sot, për muaj të tërë, Kosova është pa institucione, andaj duhet ta heqim këtë presion dhe ta kemi vëmendjen dhe mendjen të mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së”, shtoi Kurti.

Lajmi në përditësim…/Telegrafi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.