🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.63 ▲0.78%
ARI 4,784 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,200 ▲ +1.97% ETH $2,198 ▲ +0.98% XRP $1.3475 ▲ +1.32% SOL $83.5700 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Sporti

Euroliga në RTSH: Valencia konsolidon vendin e dytë, Panathinaikos, me një këmbë jashtë Play Off-it

Valencia ka fituar ndaj Panathinaikos 102-84 nën një atmosferë të zjarrtë në “Roig Arena”. Skuadra spanjolle e nisi menjëherë mirë me një shkëputje jo të madhe por me një lojë konstante në sulm ku edhe trajneri i Panathinaikos e vuri ne dukje në intervistën e tij duke theksuar se saktësia për tri pikë dhe ekzekutimi i sulmit në vetëm 5 sekonda ishte vrastar për të gjelbërit.

Panathinaikos, që vinte nga fitorja me Barcelonën dy ditë më parë, tregoi lodhje sidomos në ndjekje të disa lojtarëve të spikatur si Montero dhe Rivers të Valencias. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 56-47 edhe pse gjatë 20 minutave të para spanjollët arritën deri në 13 pikë avantazh.

Në periodën e tretë kur pritej një reagim më i madh nga Panathinaikos , prej lodhjes nisën të ngarkohen me faulla. Ataman vendos që ta mbajë jashtë për një kohë jo të vogel Kendrick Nunn dhe i beson sulmin Hays Davis, por jo shume efikas. Ashtu si edhe eksperimenti me skuadër të shkurtër dhe pa asnjë qendër sërish nuk funksionoi.

Ndryshon skemë në periodën e katërt dhe Panathinaikos arrin ta ulë deri në 5 pikë. Këtu ngjitet sërish në katedër Montero me disa kosha rradhazi që i jep jo vetëm qetësine por edhe avantazhin dy shifror spanjollëve.

Në fund Panathinaikos dorëzohet duket hedhur vështrimin tek dy ndeshje kyçe, Partizan-Zalgiris pasi në rast fitoreje të lituanezëve, skuadra greke zbret në vend të 7-të dhe jashtë play off-it si dhe në ndeshjen e javës së ardhshme në Athinë me Anadolu Efes ku Panathinaikos duhet ta fitojë patjetër që të shmangë fazën play in ku mund të eliminohesh edhe me një ndeshje të vetme.

Ndërkohë që Valencia qëndron e vetme në vend të 2-të me 1 fitore larg kreut.

The post Euroliga në RTSH: Valencia konsolidon vendin e dytë, Panathinaikos, me një këmbë jashtë Play Off-it appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.