🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.35 ▲0.66%
ARI 4,168 ▼1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,042 ▼ -0.46% ETH $1,700 ▼ -1.42% XRP $1.1334 ▼ -1.4% SOL $69.0000 ▼ -1.49%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.35 ▲0.66 % ARI 4,168 ▼1.84 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.35 ▲0.66 % ARI 4,168 ▼1.84 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Europa e mbetur vetëm? Ministrat e Jashtëm të BE në Bruksel

Do të mbetet SHBA me një president Donald Trump partner i besueshëm i aleancës transatlantike? Disa dyshojnë në BE, të tjerë bëjnë thirrje në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel për gjetjen e forcave brenda vetes.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel,(13.11) e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh se Europa kërkon vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Uashingtonin. Europianët duhet të demonstrojnë unintet në tema të rëndësishme, si në marrëveshjen e klimës dhe zbatimin e marrëveshjes atomike me Iranin. Të dyja marrëveshjet, Donald Trump i vuri në pikëpyetje gjatë fushatës elektorale. Në muajt e fundit ai i preku europianët me deklaratat e tij për Rusinë dhe për rolin e NATO-s.
Skepticizëm dhe kthim në vetvete

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter-Steinmeier u shpreh në takim se Europa nuk e di se çfarë pritet nga republikani Donald Trump. Ndërkohë që ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz u shpreh më pak skeptik, duke theksuar se do të ketë disa ndryshime në SHBA, por edhe para zgjedhjeve vlente kërkesa: “Ne duhet të jemi vetë të fortë.” Në të njëjtën gjuhë u shpreh edhe homologu belg, Didier Reynders, duke theksuar, se “pavarësisht nga ajo se çfarë pamjeje do të ketë qeveria amerikane, ne e dimë prej kohësh, se Europa duhet të bëjë më shumë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.”

Europa jo unike

Megjithatë në Europë nuk janë të gjithë në një mendje në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump. Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson nuk shkoi në takimin e së dielës në Bruksel, sepse nuk e sheh të nevojshme. Ai e shikon reagimin e Europës ndaj Trumpit si mjaft negativ. Në takim mungonte ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault dhe ai hungarez. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ishte shprehur më parë kritik ndaj histerisë për zgjedhjen e Trump.

Ndërsa presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz apeloi para takimit në Bruksel që të jemi të hapur. “Të dyja palët duhet të kthehen në nivelin zero e t’i japin një shans njëri-tjetrit. Presidenti Trump do të jetë një tjetër se fushatëbërësi Trump”, ka thënë Schulz. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh në “Observer” se “nuk është koha për të vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara.” Veprimet e veçuara nuk duhet të jenë një opcion si për Amerikën ashtu edhe Europën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.