Te ndryshme

Europa moderne mund të jetë formuar nga rusët e lashtë

Një studim i fundit pretendon se Europa moderne u krijua nga popullata jamnaja që jetonte në Rusinë Jugore dhe në Gjeorgji. Kërkuesit analizuan ADN-të e skeleteve të lashta për të nxjerrë rezultatet befasuese

Studimi

Europa moderne u formua vetëm 5000 vjet më parë kur ndodhi largimi në masë nga Rusia Jugore dhe Gjeorgjia, që solli me vete gjuhë të reja, teknologji dhe zakonet e mjeljes së kafshëve në kontinent, pretendon një studim i ri.

Kërkuesit në një nga studimet më të mëdha të ADN-ve të skeleteve të periudhës së bronzit zbuluan se një zhvendosje e madhe e njerëzve nga rajoni i Kaukazit në mijëvjeçarin e tretë para erës sonë, i solli emigrantët në Europën Veriore.

Dhe ata kishin një mutacion gjenetik që i lejonte të rriturit të toleronin pirjen e qumështit të lopës.

Analizat e ADN zbulojnë se njerëzit jamnaja (yamnaya) jetonin në rajonin kaukazian të Rusisë, nga ku doli edhe termi kaukazian.

Ata, më pas, përhapën idetë dhe ADN-në e tyre kudo në Europë gjatë një periudhe të emigrimit në masë në Epokën e Bronzit, duke u vendosur në shtete si Franca, Gjermania dhe Holanda.

Ata sollën me vete aftësi të reja dhe një gjuhë që u bë baza e pothuajse çdo gjuhe tjetër europiane, përfshirë greqishten dhe latinishten, anglishten dhe gjuhën gjermane.

Njerëzit jamnaja zëvendësuan popullatën gjuetare, që më herët jetonte në Europën Veriore dhe sollën me vete aftësi si shkrirjen e bakrit dhe metalit, duke i kthyer në enë, veçanërisht për ruajtjen e bulmetit të kafshëve, gjë që ishte e rëndësishme për fermerët që merrnin qumështin e kafshëve.

Ekspertë nga Qendra për Gjeogjenetikën në Muzeun Historik Kombëtar të Danimarkës në Kopenhagën analizuan ADN-në e skeleteve të zhvarrosura në zona të mëdha të Europës dhe Azisë Qendrore.

Ata u befasuan kur zbuluan se toleranca ndaj laktozës u përhap te europianët falë migrimit.

Bashkautori dhe profesori i asociuar Martin Sikora tha: “Më parë besohej se toleranca ndaj laktozës u zhvillua në Ballkan ose në Lindjen e Mesme në lidhje me prezantimin e zakoneve të fermerëve gjatë Epokës së Gurit.

“Por ne tani e shohim se edhe në fund të Epokës së Bronzit, mutacioni që i dha dorë tolerancës është i rrallë në Europë”, – tha një nga studiuesit.

“Ne mendojmë se mund të jetë shfaqur në Europë me gjuetarët jamnaja nga Kaukazi, por pjesa ku europianët u bënë më së shumti tolerantë ndaj laktozës ndodhi shumë kohë më vonë”.

Është interesante se gjeni që u mundëson të rriturve të tresin sheqerin te qumështi është edhe më mbizotërues tek europianët veriorë sesa në pjesët e tjera të botës, duke nënvijëzuar rëndësinë e konsumit të qumështit te dieta e europianëve veriorë.

Studimi ka zbuluar se popullata jamnaja gjithashtu solli gjene që u jepnin njerëzve sytë ngjyrë kafe dhe lëkurën e zbehtë, si dhe mutacionin e tolerancës së laktozës.

Gjenetisti Eske Uillerslev shpjegoi se njerëzit jamnaja sollën struktura të reja të familjes, fesë dhe mënyra për organizimin e qyteteve, për shkak se ata ishin “një kulturë me teknologji të lartë”.

Ai tha: “Studimi ynë është i pari studim i shkallës së lartë të popullatës i marrë ndonjëherë mbi individët e lashtë. Ne analizuam të dhëna pjesësh të gjenomeve nga 101 individë të kohërave të shkuara.

Rezultatet tregojnë se përbërja gjenetike dhe shpërndarja e njerëzve në Europë dhe Azi sot është një fenomen shumë befasues dhe që ka ndodhur vetëm disa mijëra vjet më parë.

Kërkuesit thonë se njerëzit jamnaja përhapën ADN-në e tyre në zonën e gjerë të Uraleve dhe në Skandinavi dhe gjithashtu emigruan në lindje për t’u vendosur në pjesët e Azisë Qendrore përpara se të zëvendësoheshin nga aziatikët rreth 2000 vjet më parë.

Më herët këtë vit, një studim i ngjashëm nga Universiteti Harvard zbuloi se kur jamnajat migruan nga stepa mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik, ata transportuan gjenet në Europën Veriore dhe Qendrore.

Mes ndryshimeve në dallimet e përbërjes së gjenomeve tek europianët e lashtë, ata gjithashtu gjetën se ADN-ja e lidhur me njerëzit jamnaja ishin më të forta në atë që është tani Gjermania Veriore.

*Burimi: Daily Mail

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button