roze
Eva Mendes nuk e shikon sinjalistikën…
Për një aktore të “Fast and Furious” nuk është shumë e vështirë të shkaktosh probleme në trafik, por në jetën reale rrezikon të përballesh me pasoja.
Eva Mendes për pak sa nuk shkaktoi një aksident të enjten në Beverly Hills, kur me makinën e saj po ecte në kundërvajtje.
41-vjeçare ishte në makinën e saj Ford Escape, ku nuk kishte parë sinjalistikën për rrugën njëdrejtimëshe në hyrje të saj. Sidoqoftë, shumë drejtues automjetesh reaguan, duke i bërë me shenjë se ishte gabim.
Kur kuptoi se diçka nuk po shkonte, Mendes u ndal një moment, pastaj menjëherë e ktheu makinën dhe u rikthye nga kishte ardhur. Ajo ishte e vetme në makinë, pa bashkëshortin Ryan Gosling ose vajzën nëntëmuajshe, Esmeralda.