☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.87 ▲2.82%
ARI 4,454 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,078 ▼ -1.26% ETH $2,122 ▼ -2.06% XRP $1.3843 ▼ -2.84% SOL $88.9000 ▼ -3.26%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.87 ▲2.82 % ARI 4,454 ▼2.15 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.87 ▲2.82 % ARI 4,454 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Fajon: Dyshoj se deklarata do të ndikojë për vizat, shpresoj ta miratoni Demarkacionin

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka thënë se nuk është shumë optimiste se vendimi i Kuvendit për të dërguar një deklaratë në Bashkimin Evropian do të ndikojë që të kalohet në hapin e radhës për vizat pa u plotësuar kriteri i Demarkacionit me Malin e Zi. Fajon ka thënë se i vjen keq për këtë kriter, por ka potencuar se është e pamundur që të bëhet ndonjë ndryshim.

Tanja Fajon i ka thënë Radios “Evropa e Lirë” se është në dijeni për nismën në Kuvendin e Kosovës për miratimin e një deklarate në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Kam frikë se është vështirë të thuhet që kjo (deklarata) është e mjaftueshme, ngase nëse me këtë deklaratë shkohet sërish kah hapja e çështjes së kufirit, natyrisht që Komisioni Evropian apo shumë shtete anëtare do të mundë ta shfrytëzonin këtë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bllokadës, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Fajon.

Sipas saj, tani nuk mund të bëhet një vlerësim i saktë se a do të jetë kjo deklaratë e mjaftueshme, duke marrë parasysh kriteret e përcaktuara, ku Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi veçohet si kryesori. Ndërkaq, kriter tjetër dhe i vazhdueshëm është ai i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sidoqoftë, ajo e ka vlerësuar pozitive këtë deklaratë, si formë të shprehjes së vullnetit politik për përmbushjen e dy kritereve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave.

“Sigurisht që Demarkacioni është një çështje mjaft e serioze dhe e ndjeshme. Shpresoj që do të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Fajon, duke ritheksuar se në Parlamentin Evropian do të trajtohet heqja e vizave sapo që Kosova t’i përmbushë dy kriteret e fundit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes një deklarate politike, e cila pritet të miratohet nga grupet parlamentare, do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që qytetarëve të Kosovës t’iu njihet e drejta e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Përmes kësaj deklarate të përbashkët, për të cilën ekziston pajtim parimor i grupeve parlamentare, synohet që vendeve të Bashkimit Evropian t’iu garantohet se partitë në pushtet dhe opozita, pavarësisht dallimeve që kanë lidhur me çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, megjithatë qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.