Fakte rreth alkoolit që do t’ju tronditin
Nëse shijoni një birrë të ftohtë ose një koktej pas punës nuk ka asgjë te keqe por ashtu si arsyet për të pirë janë të ndryshme, po ashtu janë edhe efektet që ajo ka në shëndetin tonë.
Me efekte negative apo pozitive, ka shumë gjëra rreth alkoolit që mund të mos i dini.
Koha për tu përpunuar- Trupit të njeriut i duhet vetëm një orë për të përpunuar një pije të përmasave standarde. Pra, imagjinoni se çfarë i bën trupit tuaj pirja e tepërt e alkoolit gjatë të njëjtit hark kohor.
Ai nxit dopaminën – Në tru, alkooli shkakton lirimin e dopaminës, një neurotransmetues që lidhet me kënaqësinë. Kjo shpjegon pse njerëzit bëhen kaq të lumtur pas një ose dy gotash.
Pirja e tepërt është e keqe – Për gratë, katër ose më shumë pije në dy orë konsiderohen pirje e tepruar. Për meshkujt, janë pesë ose më shumë pije në dy orë. Disa efekte negative përfshijnë çështjet e ankthit dhe një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.
Pirja e verës së kuqe me moderim besohet se është e mirë për zemrën –Vera e kuqe përmban resveratrol, një substancë që ndihmon në kontrollin e kolesterolit, parandalon dëmtimin e enëve të gjakut dhe ndalon mpiksjen e gjakut.
Një efekt i ndryshëm tek burrat dhe gratë –Alkooli ka pasoja të ndryshme shëndetësore për burrat dhe gratë. Burrat kanë më shumë gjasa të pinë alkool sesa gratë, por pirja afatgjatë ka më shumë gjasa të ketë pasoja më të këqija shëndetësore për gratë sesa burrat.
Kultura ka një ndikim të rëndësishëm në konsumimin e alkoolit – Një studim zbuloi se italianët që u rritën duke pirë në vaktet familjare kishin më pak gjasa të zhvillonin zakone jo të shëndetshme të pijes më vonë në jetë.
Efektet e alkoolit – Efektet e alkoolit ndodhin kur etanoli hyn në qarkullimin e gjakut dhe kalon nëpër qelizat e trurit, zemrës dhe organeve të tjera.
Pija qëndron në gjakun tuaj deri në 12 orë – Duhet të dini se alkooli mund të qëndrojë deri në 12 orë në gjakun tuaj. Pirja e pijeve disa herë në javë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të fibrilacionit atrial, një gjendje që mund të çojë në sulm në zemër dhe goditje në tru.
Përpunohet në mëlçi –Efektet e alkoolit në mëlçi janë të njohura dhe kjo për shkak se përpunohet atje. Është aty ku enzimat ndihmojnë në zbërthimin e etanolit në acetaldehid dhe acetat.