☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,299 ▼ -1.42% ETH $2,082 ▼ -1.96% XRP $1.2999 ▼ -2.63% SOL $78.8800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
roze

Familja e pazakontë e Melanie Griffith

tipi-luaniMelanie Griffith nuk ka patur një fëmijëri të zakonshme. Ajo është vajza e muzës së Alfred Hitchcock Tipi Hedren, nisi karrierën në kinema kur ishte ende foshnje, 14 vjeç përjetoi romancën me aktorin Don Johnson dhe për më tepër kukulla e saj e fëmijërisë ishte Neil, një luan i stërmadh.

Në kujtimet e familjes është edhe një set gjigant fotografish nga jeta e përditëshme e familjes Griffith dhe pjesëtarit të tyre ekstra, Neil, të cilin e adoptuan gjatë një udhëtimi turistik në Afrikë.

Në foto shihet Tipi duke luajtur me luanin, në një tjetër duke u mbështetur mbi të ndërsa përpara mban gazetën. Nuk mungon as punonjësja e shtëpisë e përjetësuar në një moment teksa kalon mbi luanin gjigant për të kryer detyrat e përditëshme të kuzhinës.

Në një tjetër është Melanie e cila duke luajtur me Neil hidhet në pishinë. Shkrepja krijon imazhin sikur luani ka dashur ta kafshojë, por Melanie sqaron se gjithcka ka qenë pjesë e lojës mes saj dhe kafshës.

Nuk mungon as Noel Marshall, bashkëshorti i atyre viteve i Tipi-t, një agjent me emër hollivudian që më vonë do të prodhonte “The Exorcist”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.