09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
đŸŒ€ïž
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët
S&P 500 6,719 ▌0.31%
DOW 47,171 ▌0.7%
NASDAQ 22,399 â–Č0.05%
NAFTA 94.98 â–Č4.49%
ARI 5,114 ▌0.86%
Breaking
Kryeartikull

Fatmiri dhe Fatkeqi!

Ai u mor dhe po merret vetëm me mbrojtjen e vëllait, ndërkohë që një njeri vdiste në ambientet e Policisë së Shtetit, duke ngritur pyetjen: për kë punojnë zyrtarët e lartë, për qytetarët, apo për familjet e tyre?

Duke parë sjelljen tërësisht ndryshe, krahasuar me Agronin është e qartë se kush është Fatmiri dhe kush është Fatkeqi. Shqipëria është e ndarë prej kohësh në Fatmirë dhe Fatkeqë. Fatmirët janë të gjithë ata që kanë pushtet dhe fatkeqët të gjithë ata që qeverisen prej tyre dhe të pambrojtur nga askush përfundojnë në dhunë deri në vdekje, siç është rasti i fatkeqit të Korçës, Enea Ftoj.

Këto janë dy standardet e shtetit, që ende po hesht për Fatkeqin.Tre fëmijë kanë mbetur jetimë, sepse siç pretendojne ata dhe nëna e tyre, policia jo vetëm që nuk ua mbrojti babain, por ua keqtrajtoi deri në vdekje.

NĂ« njĂ« shtet qĂ« nuk drejtohet nga FatmirĂ«t kundĂ«r FatkeqĂ«ve, policĂ«t qĂ« keqtrajtuan Enea Ftojin nĂ« qelitĂ« e Komisariatit, minimalisht duhet tĂ« pezulloheshin deri sa hetimi tĂ« pĂ«rfundonte. Por, pĂ«r Fatkeqin e Korçës ka vetĂ«m njĂ« reagim tĂ«rĂ«sisht injorues dhe jo njerĂ«zor tĂ« policisĂ«,qĂ« mundohet ta mbulojnĂ« ngjarjen si “vdekje e zakonshme e njĂ« pĂ«rdoruesi heroine, qĂ« dyshohej pĂ«r vjedhje”, a thua se ata qĂ« shoqerohen pĂ«r kĂ«to krime tĂ« lehta duhet tĂ« ndĂ«shkohen me vdekje nga shteti. Ky Ă«shtĂ« njĂ« qĂ«ndrim shumĂ« cinik, ndĂ«rsa as ndjesĂ« nuk i kĂ«rkohet familjes.

Në një rast të ngjashëm para disa kohësh në Shtetet e Bashkuara shpërthyen protesta. Në Nju Jork gjatë arrestimit të dhunshëm të një shitësi ilegal cigaresh, i ndaluari vdes i asfiksuar. Protestat zgjatën, ndërsa reagoi edhe ish-Presidenti Obama, por në Korçë vetëm familjarët protestuan, ndërsa në Tiranë shoqëria civile ka nisur pushimin e fundjavës.

Kjo është shoqëria e Fatmirëve dhe Fatkeqëve, e cila do të vazhdojë derisa të mos ketë drejtësi të barabartë dhe derisa shteti të jetë i Fatmirëve dhe pasojat të jenë të Fatkeqëve.

Ngushëllime Enea Ftojit dhe familjës së tij, me shpresë se koha e Fatmirëve po mbaron, në dobi të Fatkeqëve!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do tĂ« publikohet pas miratimit nga moderatori.