☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,519 ▲2.76%
DOW 46,258 ▲2.31%
NASDAQ 21,564 ▲3.7%
NAFTA 102.03 ▼0.83%
ARI 4,704 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,905 ▲ +2.36% ETH $2,099 ▲ +4.09% XRP $1.3429 ▲ +1.68% SOL $82.6000 ▲ +0.54%
S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 % S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti ne bote

Fatura e dështimit te Chelsea: 900 milionë euro për një pikë për ndeshje

Katastofa e ka një kosto: plot 873 milionë euro. Është kjo shuma që Chelsea ka shpenzuar për blerjen e lojtarëve në vitin kalendarik 2023, duke vendosur rekorde në dy sesionet e merkatos, si në atë verore edhe në atë dimërore. “Blutë” e Londrës investuan shumë, duke ndryshuar thuajse të gjithë orkanikën, që të mund të riktheheshin tek trofetë.

Por paratë e shpenzuara nga presidenti Todd Boehly, duket se nuk po marrin frytet e duhura, pasi skuadra po noton në ujëra të turbullta, dukë zhgënjyer drejtuesit. Humbjet kanë qenë të shumta dhe Chelsea është kthyer në një skuadër mediokre në Premier League, sepse gjatë vitit 2023 ka grumbulluar vetëm 39 pikë në 39 ndeshje të luajtura (sa për krahasim, Manchester City ka arritur 27 fitore në 38 ndeshje të luajtura).

873 milionë euro u investuan që skuadra të mos gjendej në vendin e 12-të në renditje, pozicion që Chelsea mban aktualisht. Enzo Fernandez (121 milionë euro), Moises Caicedo (133 milionë euro, blerja më e shtrenjë në futbollin anglez) dhe Mykhailo Mudryk (100 milionë euro) janë vetëm disa nga afrimet e reja të londinezëve këtë vit. 60 milionë u paguan në vetë për Christopher Nkunku, që akoma nuk ka luajtur me “blutë” për shkak të një dëmtimi.

Viti 2023 do të mbyllet si një vit i tmerrshëm për Chelsea, që ndoshta në merkaton e janarit do të shpenzojë sërish miliona për të dalë nga kjo krizë rezultatesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.