Ekonomia
Favoret dhe penalizimet nga ligji i ri për turizmin
Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit rrezikojnë të dënohen me gjobë nga 50.000 deri në 200.000 mijë lekë.
Masat shtrënguese për respektimin e kushteve dhe masat lehtësuese për investitorët, duke u vënë në dispozicion tokën shtetërore me 1 euro për 99 vjet, janë parashikuar në draftin e ri.
Sipas draftit që është dorëzuar në Kuvend, përdorimi i paautorizuar i shenjave dalluese të klasifikimit, të strukturave akomoduese dënohet me gjobë 150.000 lekë, ndërsa ushtrimi i veprimtarisë pa licencën përkatëse dënohet me gjobë 200.000 lekë.