🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.51%
DOW 46,398 ▲0.59%
NASDAQ 21,922 ▲0.74%
NAFTA 90.03 ▼2.51%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,920 ▲ +1.47% ETH $2,161 ▲ +1.09% XRP $1.4089 ▲ +0.54% SOL $91.7900 ▲ +2.22%
S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

FBI, anëtarët e Byrosë së Hetimit do bëjnë testin e së vërtetës

Në Shqipëri parlamenti shqiptar votoi dje në mbrëmje paketën e ligjeve të domosdoshme për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Opozita siç kishte paralajmëruar dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, SPAK. Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

‘Zëri i Amerikës’ shkruan se anëtarët e Byrosë do të trajnohen pranë akademisë së FBI-së. Ata do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës. Një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë.

Parlamenti votoi edhe për 5 ligjet e tjera të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese të cilat shkrihen. Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-ut.

Shumica megjithatë shtyu ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me opozitën për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve që do të propozohen jo nga radhët e gjyqësorit për formimin e institucioneve të reja, që nga Këshilli i lartë Gjyqësor, i cili zëvendëson Këshillin e Lartë të Drejtësisë, te Këshilli i Prokurorisë apo Inspektoriati i Drejtësisë.

Me miratimin e paketes së ligjeve, krijohet shtrati i nevojshëm për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi, pjesë e së cilës janë edhe mbi 30 ligje të tjera.

1 Koment

  • shqipetaret 07 October 2016, 12:03

    SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane per te bombarduar kopene e fashizmit te sali berishes ,adriatik llallen.Te clirohen shqipetaret

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.