FED invest: Mbështetje përmes platformave online, fermerët kanë portalin e tyre
Ajo që dihet dhe preket në cilindo e ka vështirësinë e kohës. Përpjekjet dhe mundësia për të përballuar situatat janë tek e gjithanshmja. Krijuar me frymën e solidaritetit, tashmë më shumë se kurrë, gjëndet mbështetja me njëri-tjetrin te FED invest.
Me situatën e kohës nga ky institucion janë vendosur masa të reja proaktive, parandaluese me qëllim që të ruhet shëndeti i antarësisë dhe bashkarisht ndihmohet në shtrirjen e kurbës së përhapjes së COVID-19. Më e zgjeruara për FED invest, qëndron dhe në faktin se mbulon mbi 2000 fshatra në të gjithë vëndin, dhe fermerët mund të marrin shërbim në 63 degë.
Gjithsesi koha e arritur të ҫon dhe te realizimet që më e rëndësishmja është dhe hapja e qëndrës ABA-Agro Biznes Asistencë, ku tani fermerët kanë portalin e tyre. Lanҫimi i qëndrës dhe i platformës respektive, së bashku me aplikimet për mobile për ofrimin e shërbimeve jo-financiare tek anëtarët e FED invest, përfshirë edhe Edukimin Financiar.
Vërtetësia është se qëndra ABA-Agro Biznes Asistencë u krijua me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të projektit “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri” financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
E faktuar në këtë mënyrë, objektivi synon ti ofrojë fermerëve asistencë dhe
informacion për ti bërë më konkurrues në treg. Për më në gjerësi ofron njohuri teknike dhe praktike për fermerët në fushën e bujqësisë e blegtorisë; promovimin e praktikave më të mira në bujqësi e blegtori, informacion të përditësuar për tregjet, çmimet, partnerët e biznesit, etj.
Ndërkohë, edukim financiar (trajnime dhe publikime), informacioni që mund të merret, sipas tyre nëpërmjet takimeve, trajnimeve, seminareve, panaireve të organizuara nga Qendra ABA, si dhe nëpërmjet platformës digjitale www.abaonline.al, është aktive që prej fillimit të këtij viti.