Bota

Fëmija i zhdukur mes arinjve, pas 6 ditë kërkimesh asnjë shenjë

Kërkimet kanë hyrë në ditën e gjashtë, por nga fëmija i braktisur prej prindërve të tij në një pyll me arinj në veri të Japonisë si ndëshkim, nuk ka ende asnjë shenjë.

Forca të vetëmbrojtjes iu bashkuan 180 policëve dhe civilëve që po kontrollojnë me kujdes përmes bimësisë së dendur në zonë.

Një gjuetar lokal ofroi ndihmën e tij në kërkimin e 7-vjeçarit Yamato Tanooka pasi gjurmë të freskëta ariu u zbuluan pranë vendit ku i mituri u zhduk të shtunën.

Prindërit e djalit fillimisht thanë në polici se ai kishte humbur në kohën kur ata po mblidhnin bimë të egra të ngrënshme, por më pas rrëfyen se e kishin lënë atje qëllimisht pasi qëllonte me gurë njerëzit dhe makinat në rrug.

Cifti pretendon se është kthyer pas disa minutash për ta marrë fëmijën, por ai ishte zhdukur.

Pylli është aq i dendur e i thellë sa banorët e zonës rrallëherë hyjnë aty. Shtatë vjeçari ka qenë i veshur me një bluzë të lehtë me mëngë të shkurtra dhe xhinse në një kohë kur gjatë natës, temperaturat aty mund të zbresin deri në 7 gradë celsius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button