Femra e vetme që dashuron Leo
Teksa u ngjit në skenën e Royal Opera House për të pranuar çmimin Bafta si aktori më i mirë, Leonardo DiCaprio u urua nga një sërë aktorësh të famshëm të botës.
Por ylli i Hollivudit 41-vjeçar në fjalimin e tij tha se sytë i kapën vetëm një person në publik. Duke falenderuar bashkëpunëtorët e tij , vëmendja e Di Caprios u fokusua tek një grua 73-vjeçare me flokë bjondë dhe symace që pasqyronin veten e tij.
“Në fund, është një person që dëshiroj të falenderoj. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte ky person. Nuk jam rritur në një jetë me privilegje. Unë jam rritur në një lagje në periferinë lindore të Los Angeles. Kjo grua më dërgonte për tre orë në tre shkolla të ndryshme për të më treguar mundësitë e ndryshme. Sot është ditëlindja e saj. Mami, gëzuar ditëlindjen. Të dua shumë”, tha DiCaprio.
DailyMail shkruan se këto fjalë të ngrohta nga Leo mund të duken të zakonshme, por referuar lajmeve të shumta për aktorin, është vënë re se Irmeline, nëna e tij ka qënë përkrah të birit gjatë gjithë kohës. Që në adoleshencën e tij, e ëma e ka shoqëruar në çdo ndarje çmimesh e premierë filmash, çka tregon dhe lidhjen e veçantë të tyr