Femra ideale nuk ekziston
Cila do të ishte femra që ka pamjen perfekte? Në fakt, kjo është një pyetje që mundon shumicën e femrave, por një sondazh i fundit duket se do t’i ngushëllonte të gjitha.
Femra perfekte nuk ekziston, por një përzierje e tipareve të femrave të shpallura si më të “hijshmet në botë”, me siguri që do t’i afrohej ideales.
Vetullat e modeles Cara Delvingne, sytë e Megan Fox, hunda e Miranda Kerr, bashkuar me buzët e Angeline Jolie dhe flokët e princeshës Kate Middleton, do të formonin atë që quhet fytyra më e bukur.
Por kur vjen puna tek pjesa e trupit, nuk kishte si të mungonte një bust si ai i aktores së famshme 69-vjeçare Helen Mirren, një bark i sheshtë si Jennifer Aniston, apo këmbë të gjata e të tonifikuara si të Elle Makferson.
Rezultati final është se të gjithë këto elementë të bashkuar, do të krijonin edhe femrën më të dëshiruar, të paktën për sa i përket fizikut, që pse jo çdo mashkull do të donte ta kishte në krahë!