Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?
Me një vendim të befasishëm qeveria surprizoi jo pak fermerët me vendimin e saj për të hequr mbështetjen e naftës pa taksa, të cilën e përfitonin prej pesë vitesh.
Alban Çakalli, fermer, gjatë një interviste në Vizion Plus tha se politika të tilla duhen marrë në bashkëpunim me fermerët dhe jo në mënyrë të njëanshme.
“Shohim që politikat po na vijnë nga lart-poshtë dhe jo nga poshtë-lart”, – tha Albana Çakalli.
Sipas tij një masë e tillë do të ndikojë ndjeshëm në shtrenjtimin e çmimeve që në finale i paguan konsumatori.
“Me një vendim të tillë ne do të kemi në prodhimin e radhës me pak grurë, më pak misër të mbjellë, më pak lakër, domate apo dhe çdo produkt tjetër që ka lidhje më punimin e tokës me naftë|, – tha Alban Çakalli.
Prodhimi vendas shërben si amortizator i çmimeve të importit. Ndaj me këtë situatë ajo çka na pret në sezonin e ardhshëm është një shtrenjtim edhe i produkteve të importit.
“Prodhimi vendas do të duhet të konkurrojë importin. Por në këto kushte tregu do mbushet me mall importi, i cili do të na vijë edhe më i shtrenjtë.”
Fermerët apelojnë që qeveria të rishikojë edhe një skemën kombëtare dhe të bëjë politika, ku të përfitojnë shumica dhe jo pakica. Në Shqipëri numërohen rreth 350 mijë fermerë dhe përfitues nga fondet e shteti janë rreth 50-60 mijë të tillë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.