☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼0.2%
DOW 52,371 ▼0.94%
NASDAQ 26,060 ▲0.2%
NAFTA 102.82 ▲3.37%
ARI 4,017 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,768 ▲ +0.86% ETH $2,410 ▲ +1.86% XRP $1.3119 ▼ -0.02% SOL $104.8600 ▲ +1.46%
S&P 500 7,648 ▼0.2 % DOW 52,371 ▼0.94 % NASDAQ 26,060 ▲0.2 % NAFTA 102.82 ▲3.37 % ARI 4,017 ▼1.08 % S&P 500 7,648 ▼0.2 % DOW 52,371 ▼0.94 % NASDAQ 26,060 ▲0.2 % NAFTA 102.82 ▲3.37 % ARI 4,017 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Opinion

Fermeri dhe minjtë

Nga ARBEN KALLAMATA

Një fermer therri një gic dhe e hodhi, ashtu siç ishte, në një pus të thellë të thatë që kishte në oborrin e shtëpisë. Kur gici filloi të qelbte erë u lëshuan minjtë nga të katër anët, u hodhën brenda në pus dhe filluan ta hanin si të babëzitur. Nuk kaloi shumë kohë dhe gici u mbarua. Në fund të pusit mbetën vetëm minjtë që nuk dilnin dot. Ushqim nuk kishte. Minjtë filluan të hanin njëri-tjetrin. Derisa një ditë mbeti vetëm njëri prej tyre. Më i forti.

Fermeri zbriti në fund të pusit, e mori miun dhe e ngjiti lart. Atje e lëshoi të lirë. Miu i gëzuar vrapoi të bashkohej me minjtë e tjerë. Mirëpo ky mi kishte mësuar një avaz të ri – hante minj. Shumë shpejt ai i eliminoi të gjithë minjtë e fermës.

Kush përfitoi në këtë rast? Fermeri, natyrisht.

Me cinizmin që e karakterizon Edi Rama iu ngre nervat qytetarëve shqiptarë me hesape policësh dhe protestuesish të plagosur. Ai e injoron faktin që edhe policët edhe protestuesit janë shtetas të shtetit që ai drejton, shqiptarë. Për të ata janë thjesht minj që përleshen me njëri-tjetrin në mënyrë që ai të vazhdojë të rrijë në pushtet.

Kjo është logjika e Edi Ramës – të gjejë minj që të luftojnë me njëri-tjetrin. Nga Budva ai lëshon urdhërin tjetër – sakrifikoni drejtorët e drejtorive nëpër ministri. Llogarit se do të jetë në gjendje t’i largojë njerëzit që kërkojnë dorëheqjen e tij duke iu dhënë “për të ngrënë” drejtorët e drejtorive që po sakrifikon.

Fermeri Edi Rama harron se s’ka të bëjë me minj por me njerëz të ndërgjegjshëm që e dinë mirë çfarë kërkojnë. Ata nuk kërkojnë dorëheqje drejtorash. Nuk kërkojnë as dorëheqje ministrash. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, futjen e tij në të njëjtin kafaz me derrat që ka sakrifikuar vetë. Pastaj kërkojnë ndërrimin e sistemit. Që të mos dalë më fermer tjetër që të përpiqet t’i vërë njerëzit të luftojnë kundër njeri-tjetrit në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbushë xhepat i qetë.

Pasqyra Flamingo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.