☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Festat e fundvitit, numër i lartë i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Gati 900 shtetas të huaj kanë hyrë në 24 orët e fundit nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në 24-orët e fundit, fluksi në pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë  ka qenë i lartë, por është përballuar mjaft mirë nga punonjësit atje, duke mos krijuar radhë ta gjata.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpërmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Mësohet në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 4 200 shtetas shqiptarë, kanë dalë jashtë vendit 1 148, ndërsa kanë hyrë 437 shtetas të huaj dhe janë larguar 154 të tillë.

Në pikën kufitare të Kakavijës, në zonën e Gjirokastrës kanë mbërritur në vendin tonë 4 411 shtetas shqiptarë. Janë larguar nga Shqipëria për në Greqi, 1 513 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë mbërritur 391 shtetas të huaj.

Po ashtu janë larguar 275 shtetas të huaj në drejtim të Greqisë. Në Kakavijë kanë mbërritur në drejtim të vendit tonë 822 mjete motorike me shtetas shqiptarë, për tu larguar 337. Ndërsa mjete motorike me të huaj kanë hyrë nga Kakavijë 170 mjete, ndërsa janë larguar 116 të tillë.

Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.