🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,508 ▲2.59%
DOW 46,198 ▲2.17%
NASDAQ 21,534 ▲3.56%
NAFTA 102.39 ▼0.48%
ARI 4,698 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,941 ▲ +2.32% ETH $2,101 ▲ +3.8% XRP $1.3423 ▲ +1.46% SOL $82.8300 ▲ +0.39%
S&P 500 6,508 ▲2.59 % DOW 46,198 ▲2.17 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 102.39 ▼0.48 % ARI 4,698 ▲3.09 % S&P 500 6,508 ▲2.59 % DOW 46,198 ▲2.17 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 102.39 ▼0.48 % ARI 4,698 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Film

Festivali i Filmit dhe Kulinarisë

festivali-filmit-pogradecFestivali i filmit ballkanik dhe kulinarisë ka vijuar kalendarin e tij të ngjeshur të shfaqjes së filmave nga vende të ndryshme të rajonit. Këtë vit në festival janë sjellë 74 filma të cilët do të shfaqen ditë pas dite dhe juria do të përzgjedhë më të mirët për t’i vlerësuar ata në mbrëmjen finale.

Mbrëmjen e dytë festivali ka vijuar me filmin bullgar “Synopsis”, ndërsa janë shfaqur edhe disa filma  me metrazh të shkurtër. Vetë pjesëmarrësit kanë vlerësuar organizimin e festivalit duke e parë atë si një mundësi të mirë për kinematografinë dhe mbështetjen e artistëve të rinj.

“Filmi është xhiruar në Kolorado me financime nga Amerika dhe Bullgaria. Ai ka në qendër dy fëmijë të cilët nuk kanë shtëpi dhe përpiqen të mbijetojnë. Unë e kam lënë që mesazhi i filmit tim të përcillet nga teleshikuesi. Është zgjedhja e publikut për të marë mesazhin që do. Për mua është hera e parë që jam këtu dhe jam i mahnitur nga organizimi. Më ka impresionuar edhe qyteti dhe njerëzit këtu janë dashamirës dhe të ndihmojnë. Mund të them që do të kthehesha me kënaqësi këtu jo vetëm për festivalin, por edhe për çdo gjë tjetër”, deklaroi regjisori bullgar Iliyan Iliev.

“Është hera e parë që vij këtu dhe më duket një organizim shumë i mirë. Përgëzoj organizatorët e festivalit dhe jam i kënaqur që unë kam mundësinë të shfaq këtu filmin tim dhe kam ardhur për të propozuar një bashkëpunim në të ardhmen mes Spanjës dhe Shqipërisë, si dhe për projekte të mundshme mes tyre. Filmi flet për fundin e luftës civile në Spanjë në vitin 1939, është këndvështrimi im rreth atyre ngjareve dhe mendoj se është interesante dhe për publikun shqiptar sepse atje tregohet fundi i një cikli dhe fillimi i një ere të re. Kam pasur mundësinë të ndjek disa filma dhe mund të them se ata me metrazh të shkurtër kanë një cilësi shumë të lartë dhe janë të denjë për të konkurruar në nivele ndërkombëtare”, tha nga ana tjetër regjisori spanjoll Marko Iledo.

Këte vit festivali  ka shënuar edhe një pjesëmarrje maksimale. Organizatorët, me përkujdesje të madhe kanë mundur të sjellin një aktivitet më të gjerë, ku përveç shfaqies së filmave janë krijuar edhe hapësira të tjera.

I tillë është edhe workshopi ku profesionistë të fushës së kinematografisë kanë ndarë eksperiencën e tyre për kineastët e rinj, të cilët janë në hapat e parë.

Në një kënd të veçantë është fokusuar edhe ideja e mbështetjes së të rinjve, ku Shota Bukoshi dhe Rajmonda Nelku, dy regjisore me eksperiencë, kanë zhvilluar një bashkëbisedim për t’iu dhënë atyre orientimet e duhura në mënyrë që të vendosin urat e bahkëpunimit me profesionistët.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë edicion organizatorët i kanë dhënë hapësirë edhe filmave të njohur shqiptarë që risillen në vëmendje të pjesëmarrësve si dëshmi e një pune të paharrueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.