⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,994 ▼2.54%
DOW 48,660 ▼0.89%
NASDAQ 22,924 ▼4%
NAFTA 83.14 ▲0.85%
ARI 3,526 ▼4.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,021 ▼ -7.49% ETH $1,587 ▼ -10.69% XRP $0.8962 ▼ -7.63% SOL $67.8300 ▼ -8.11%
S&P 500 6,994 ▼2.54 % DOW 48,660 ▼0.89 % NASDAQ 22,924 ▼4 % NAFTA 83.14 ▲0.85 % ARI 3,526 ▼4.33 % S&P 500 6,994 ▼2.54 % DOW 48,660 ▼0.89 % NASDAQ 22,924 ▼4 % NAFTA 83.14 ▲0.85 % ARI 3,526 ▼4.33 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

FFK-ja investon në tri terrene sportive në Gjilan

Pas projektit të ndriçimit në stadiumin ndihmës të qytetit, FFK-ja do të vazhdojë investimet në Gjilan me rregullimin e tri terreneve sportive, përfshirë tapetin e ri në fushën sintetike dhe barin natyral në kampin stërvitor të Dritës.

Pas realizimit të projektit madhor të sistemit të ndriçimit në stadiumin ndihmës të qytetit, investimet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në infrastrukturën sportive të regjionit të Gjilanit do të vazhdojnë me projekte të reja dhe të rëndësishme, të cilat përfshijnë rregullimin e tri terreneve sportive, siç njofton Futbolli.info.

Njëri nga projektet kryesore parasheh vendosjen e tapetit të ri, të cilësisë më të lartë, në fushën aktuale sintetike, ku ndeshjet e tyre i zhvillojnë FC Drita dhe SC Gjilani, si dhe klubet e shkollat e futbollit të regjionit. Vendosja e tapetit të ri do të bëhet pas përfundimit të kampionatit, në koordinim të plotë me klubet dhe Komunën e Gjilanit.

Investimi tjetër do të realizohet në lagjen Zabeli i Sahit Agës, ku do të vendoset tapet i ri në fushën sportive të dedikuar nga Komuna e Gjilanit për SC Gjilanin.

Po ashtu, në kampin stërvitor të FC Dritës do të vendoset tapet me bar natyral, duke krijuar kushte edhe më të mira për zhvillimin e aktiviteteve stërvitore dhe përgatitjen e futbollistëve.

Përveç këtyre tri projekteve, në planifikim është edhe ndërtimi i disa fushave të vogla sportive nëpër lagje dhe pranë shkollave të mëdha të regjionit. Lokacionet dhe hapësirat e përshtatshme për këto fusha do të përcaktohen në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Këto investime, sipas njoftimit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, dëshmojnë përkushtimin e presidentit të FFK-së dhe bashkëpunimin institucional për përmirësimin e infrastrukturës sportive, krijimin e kushteve më të mira për klubet e shkollat e futbollit, si dhe avancimin e futbollit në regjionin e Gjilanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.