🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,470 ▲0.43%
DOW 52,450 ▲0.46%
NASDAQ 25,261 ▲0.55%
NAFTA 84.72 ▲1.35%
ARI 4,099 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,862 ▼ -3.04% ETH $1,864 ▼ -2.88% XRP $1.0631 ▼ -2.5% SOL $73.3100 ▼ -1.72%
S&P 500 7,470 ▲0.43 % DOW 52,450 ▲0.46 % NASDAQ 25,261 ▲0.55 % NAFTA 84.72 ▲1.35 % ARI 4,099 ▼1.48 % S&P 500 7,470 ▲0.43 % DOW 52,450 ▲0.46 % NASDAQ 25,261 ▲0.55 % NAFTA 84.72 ▲1.35 % ARI 4,099 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Boterori

FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas kritikave të forta nga UEFA dhe CONCACAF, duke mohuar kategorikisht pretendimet se projekti i ri FIFA Forward Enterprise (FFE) synon “të nxjerrë në shitje futbollin”.

Në një deklaratë të publikuar në kanalet zyrtare, me titull “Sqarime mbi propozimin në lidhje me FIFA Forward Enterprise (FFE)”, qeveria botërore e futbollit theksoi se respekton shqetësimet e ngritura dhe se procesi do të vazhdojë përmes konsultimeve të hapura dhe demokratike.

FIFA akuzoi gjithashtu mediat për raportime të pasakta, duke deklaruar se ato kanë dëmtuar procesin e konsultimit të planifikuar.

“Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje dhe FIFA nuk do ta merrte kurrë në konsideratë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sipas FIFA-s, projekti FFE është krijuar për t’u dhënë të gjitha 211 federatave anëtare mundësinë të kenë një rol më të madh në menaxhimin e të drejtave tregtare, sponsorizimeve dhe transmetimeve të turneve botërorë, pa cenuar qeverisjen apo pavarësinë e organizatës.
Organizata iu përgjigj edhe kritikave të UEFA-s, duke theksuar se asnjë konfederatë nuk mund të pretendojë se flet në emër të të gjitha federatave kombëtare.

“Çdo anëtar duhet të ketë mundësinë të shqyrtojë propozimin dhe të japë mendimin e tij. Këto janë parimet demokratike të FIFA-s”, thuhet më tej.

Si do të funksionojë projekti FFE?

Sipas planit të propozuar:
Aktivitetet tregtare dhe operative të FIFA-s për organizimin e eventeve do të transferohen në një kompani të kontrolluar plotësisht nga vetë FIFA.

Të ardhurat komerciale do të shpërndahen mes të 211 federatave kombëtare, me synimin për të rritur investimet në zhvillimin e futbollit në secilin vend.
Çdo federatë do të përfitojë 20 milionë dollarë nga programi FIFA Forward gjatë periudhës 2027-2030, pavarësisht madhësisë apo kontributit të saj.

Megjithatë, FIFA sqaroi se projekti nuk do të zbatohet pa miratimin e shumicës së federatave anëtare.

“Nëse nuk ka mbështetjen e shumicës së shoqatave kombëtare, aktivitetet tregtare të FIFA-s do të mbeten të pandryshuara dhe FIFA Forward Enterprise nuk do të krijohet”, përfundon deklarata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.