Ekonomia

Fillon dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga rruga “Transballkanike”, Fier-Vlorë

Në një deklarat për mediat Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, bën të ditur nisjen e procedurave të shpronësimit dhe trajtimit me qira të familjeve që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier – Vlorë”.

Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-dhe-Turizmit-Eglantina-Gjermeni-ne-analizen-e-300-diteshit-te-MZHUT-Foto-Florian-Abazaj-1-525x3501Procedurat për likuidimin financiar të këtyre familjeve kanë filluar dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban po ndiqet me prioritet përfundimi i procesit të likuidimit financiar të familjeve që preken nga realizimi i këtij projekti.

Sipas vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, të bëra publike edhe më parë, janë 72 familje që do të trajtohen nga fondi i shpronësimit dhe 40 familje që do trajtohen me qira për 2 vjet.
Fondi i shpronësimit prej 582,942,635.82 lekë dhe fondi prej 12. milion lekë për qiratë është efektiv dhe në dispozicion për likuidimin e këtyre familje.

-Grupi i qytetarëve pronarë të objekteve dhe të truallit, të cilët dëmshpërblehen:

Deri më sot, nga lista e 72 familjeve që janë trajtuar me shpronësim janë likuiduar 3 familje, të cilët kanë adresuar dokumentacionin përkatës dhe në llogarinë e tyre bankare ka kaluar shuma. Familjet si më poshtë:

1. Flamur Halit Hoxha
2. Metlli Emin Shehu
3. Thabit Shuaip Shuaipi

Brenda ditës së nesërme do likuidohen dhe do kalojë në llogarinë e tyre bankare, shuma për 9 familje të tjera, si më poshtë:

1. Dashamir Enver Rrapushi
2. Pellumb Haxhi Lule
3. Agim Emin Shehu
4. Et’hem Qazim Driza
5. Zaçe Selam Sejdi
6. Xhelal Maksut Mezani
7. Lutfi Ali Shuaipi
8. Edmond Seit Bregu
9. Nadire/Fatjon Bego Bataj

-Grupi i qytetarëve që posedojnë ndërtime pa leje dhe përfitojnë pagesat e qirasë për dy vjet.
Deri më sot nga lista prej 40 familje që përfitojnë qira prej 2 vjet nga shteti, janë likuiduar 8 familje si më poshtë:

1- Remzi Kasaj
2- Kastriot Bejaj
3- Halo Kamberaj
4- Sami Duraj
5- Kristofor Begaj
6- David Kamberaj
7- Arsen Qamili
8- Myslym Lamaj.
Gjithashtu janë në proces dhe 4 familje që do të likuidohen në ditët në vazhdim.
Ministria e Zhvillimit Urban , institucionet e varësisë dhe institucionet e tjera në nivel qendror dhe vendor po ndjekin me përparësi këtë proces dhe ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë.

Për të përfunduar këtë procedurë është e domosdoshme që qytetarët të paraqiten pranë institucioneve përkatëse. Për të përfituar nga fondi i shpronësimit, të adresojnë dokumentacionin pranë bashkisë Vlorë. Ndërsa për tërheqjen e qirasë, ftohen familjet që preken nga zbatimi i këtij projekti madhor, të paraqesin dokumentet pranë EKB dega Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button