☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,389 ▼1.35%
DOW 45,340 ▼1.35%
NASDAQ 20,992 ▼1.94%
NAFTA 98.73 ▲4.5%
ARI 4,522 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,712 ▼ -4.44% ETH $1,978 ▼ -3.97% XRP $1.3255 ▼ -2.32% SOL $82.3100 ▼ -5.33%
S&P 500 6,389 ▼1.35 % DOW 45,340 ▼1.35 % NASDAQ 20,992 ▼1.94 % NAFTA 98.73 ▲4.5 % ARI 4,522 ▲2.55 % S&P 500 6,389 ▼1.35 % DOW 45,340 ▼1.35 % NASDAQ 20,992 ▼1.94 % NAFTA 98.73 ▲4.5 % ARI 4,522 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Fillon ndërtimi i objektit “Rrota panoramike”

fillon-nd-euml-rtimi-i-objektit-ldquo-rrota-panoramike-rdquo_hdËshtë firmosur marrëveshja për ndërtimin e objektit “Rrota panoramike” që duhet të ngritët në një urë të re në lumin Vardar, mes Urës së Gurit dhe Urës “Goce Dellçev”.

Ndërmarrja e qarkullimit publik zyrtarisht ka firmosur marrëveshjen me firmën “Beton – Shkup” sipas së cilës objekti duhet të ndërtohet dhe të vendoset për shumën e 18,3 milionë eurove.

Sipas detajeve të marrëveshjes, ndërtimi duhet të zgjatë pesë vite, ndërsa do të përfshijë edhe elemente tjera si kafeteri, restorant dhe dyqan për suvenire në urën e re.

Dinamika e paraparë e ndërtimit ishte më herët edhe në planin e NQP-së.

Edhe pse ishte paralajmëruar se objekti do të ndërtohet me donacione nga firma private, megjithatë në fund udhëheqësia e ndërmarrjes ka ndryshuar planin.

Sipas deklaratave të fundit për ndërtim të “Rrotës panoramike” do të shpenzohen para të popullit nga arka shtetërore dhe Qeveria do të ndajë mjete për këtë qëllim.

Thesari shtetëror njëkohësish po përballet me shkurtime për shkak të fasadave barok në qendrën e Shkupit, objekte barok, ndërsa prej atje do të ndahen para ndoshta edhe për rikonstruktimin e Qendrës tregtare të qytetit.

Ky objekt do të jetë i gjatë 73 metra, e matur nga bregu i lumit, dhe do të ketë diametër prej 57 metrave.

Do të vendosen 30 kabina në formë të gondolave, me mesatarisht 8 vende për të rritur dhe dy për fëmijë.

Gondola do të mund të mbajë peshë prej 750 kilogramëve. Kapaciteti maksimal i njerëzve në rrotën panoramike do të jetë 300 njerëz, respektivisht 240 të rritur dhe 60 fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.