Filmi “Shok”, i bazuar në ngjarje të vërteta gjatë luftës në Kosovë, u shfaq nga Ambasada e Kosovës në Tiranë më kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë, në sallën e Akademisë së Filmit “Marubi”.
Ngjarjet e filmit të parë shqiptar të nominuar ndonjëherë në çmimet Oscar janë të vendosura gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në shfaqjen e filmit mori pjesë Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europinë, politikanë, artistë dhe artdashës, etj.
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, u shpreh se “ky film sjell vetëm një copëz të atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe përndjekjes kolektive të kosovarëve nga regjimi i Beogradit”.
Ndërsa drejtori i Akademisë së Filmit “Marubi”, Kujtim Çashku tha në fjalën e tij se “babai im ka ardhur dy vjeç në Shqipëri nga reprezalja serbe dhe mua më erdhi një rast unik në jetën time se në vitin ’98 dhe në ’99 kam ndenjur në kufi për të filmuar fëmijët dhe kosovarët, të cilët vinin duke patur një terror dhe spastrim të vendit të tyre”.
Filmi është kandiduar për Academy Award for Best Live Action Short Film në 88th Academy Awards.
“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.
SHOK është një film i shkurtër, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, ndërsa interpretojnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi etj.
Filmi është aktualisht në qark festivalesh. Ishte premierë në Aspen Shortsfest ku fitoi çmimet Drama më e Mirë, Audience Special Recognition dhe Youth Jury . Që atëherë ka fituar në një numër të festivaleve të tjera, duke përfshirë Hollyshorts Film Festival dhe DC Shorts Film Festival