🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,331 ▲ +1.41% ETH $2,111 ▲ +1.91% XRP $1.3553 ▲ +1.35% SOL $85.4200 ▲ +1.64%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosh

Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha me ironi se fishekzjarre në selinë e PD, pas shpalljes së “rezultatit” i hodhi Edi Rama.

Ndërkohë ish deputeti deklaroi se në proces morën pjesë vetë, 4 mijë vetë dhe jo 40 mijë siç deklaron Berisha dhe se mosha mesatare e tyre ishte 70 vjeç.

Pjesë nga biseda: 

Ervin Salianji: Fishekzjarret i kishte hedhur Rama… Kur u konfirmua uzurpimi i PD, i hodhi Rama. Konfirmoje se keni gazetarë. Fishekzjarret i ka hedhur Rama. E dëgjove çfarë tha? Kanë vendosur për modernizimin. Doktori, modernja dhe ripërtëritja…

Ylli Rakipi: Zonja Albana lexoi rezultatin dhe do ta kemi doktorin kryetar deri në 2030 nëse do të jetë gjallë. Tani nga krahu i doktorit pretendojnë se pati 40 mijë votues.

Ervin Salianji: Kanë marrë pjesë 4800 anëtarë në të gjithë Shqipërinë. Nesër do të jem në konferencë dhe do ti sjell me link, sepse nuk ka formë tejtër, në 5 qendra votimi, ka patur kamera përballë dhe mund të numëroni sa kanë hyrë. Kanë votuar rreth 4800 anëtarë në të gjithë Shqipërinë.

Ylli Rakipi: Mos i ka futur komisioni pastaj…

Ervin Salianji: Në një zonë në Korcë e kanë çuar nga 62 mbi 800. Është një farsë. Këto shifra treguan pse Berisha nuk pranoi garën. Unë e njoh atë parti. Demokratët po të ishte garë dhe po të kishte garë me një kandidat Berisha, i humbte. Demokratët janë jo të zhgënjyer por në situatën kur ishte Basha në 2021. Dëshpërimi që ka kapluar demokratët dhe shoqërinë… Berisha ka shkelur statutin kur ka kandiduar por edhe kur nuk ka lejuar kandidimin e të tjerëve. Përse e kërkon ky mandatin? A tha si mundet Rama? Ai tha do ti zgjedhim deputetët dhe drejtuesit anëtarësia, i zgjodhi ky. Tha do të fitoj zgjedhjet lokale, i humbi. Tha nuk mi vjedh Rama zgjedhjet, e telendisi.

Ylli Rakipi: Pra ju thoni morën pjesë vetëm 10% e anëtarësisë?

Ervin Salianji: PD ka patur 120 mijë anëtarë, i bëri Basha 71 mijë, tani Berisha i çoi 50 mijë. I kanë krasitur. Elementi tjetër, vlerësoj shumë për sakrificën, por janë të pamjaftueshëm. Mosha mesatare e votuesve, këtyre 4 mijë, janë thuajse 70 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.