☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.34 ▲2.71%
ARI 4,524 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +0.5% ETH $2,030 ▲ +1.05% XRP $1.3483 ▲ +0.88% SOL $83.3700 ▲ +0.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.34 ▲2.71 % ARI 4,524 ▼0.01 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.34 ▲2.71 % ARI 4,524 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Fitoi Gjermania

Ka mjaftuar një gol që përfaqësuesja e Gjermanisë të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror për të katërtën herë radhazi, pas triumfit ndaj Francës në Maracana të Rio de Janeiros.

Die Mannschaft e patën iniciativën në minutat e para të sfidës, por Les Bleus u kthyen për t’u treguar të rrezikshëm.

Megjithatë, kur po zhvillohej minuta e 13-të, gjermanët realizuan. Toni Kroos harkoi nga gjuajtja e lirë dhe Mats Hummels shënoi me kokë.

llorisgoli

Në vazhdim gjermanët e patën posedimin dhe e qarkulluan topin, ndërsa në dy raste kërkuan penalti.

Nga ana tjetër, Trekolorët ishin të rrezikshëm në sulmet e tyre. Rastin më të mirë për të barazuar e pati Valbuena pas harkimit të Griezmann, por Neuer mbrojti. Benzema u përpoq të godiste, por topi i tij u devijua.

Në fraksionin e dytë, Les Bleus u angazhuan maksimalisht në përpjekje të ndërtimit të rasteve, të cilat përfundonin para portës gjermane.

Rastet nuk munguan, mirëpo Neuer dhe mbrojtësit para tij ishin të pathyeshëm.

Nga ana tjetër, gjermanët kanë mundur në disa raste t’i japin fund dilemës për fituesin po t’i kishin konkretizuar shanset e tyre.

Në gjysmëfinale, Gjermania pret fituesin e duelit ndërmjet Brazilit dhe Kolumbisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.