☁️
Tiranë 14°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,770 ▲ +1.39% ETH $2,235 ▲ +2.22% XRP $1.3463 ▲ +0.39% SOL $84.1000 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Arte

Fituesi i konkursit “Ymer Skënderi”, oboisti Moritz Koçibelli merr vlerësimin maksimal nga juria

Moritz Koçibelli është shpallur fituesi i Çmimit të Madh të konkursit ndërkombëtar të interpretuesve “Ymer Skënderi”, i zhvilluar në Universitetin e Arteve në Tiranë.

I riu shqiptaro-gjerman, oboist me formim në Berlin, erdhi nga Gjermania për t’u bërë pjesë e këtij konkursi në vendin e origjinës. Me talentin e tij, ai arriti të fitojë vlerësimin maksimal të jurisë dhe të marrë çmimin më të rëndësishëm të këtij kompeticioni.

“Doja të falënderoja përzemërsisht jurinë që u përzgjodha si fitues. I gjithë konkursi më pëlqeu shumë dhe ishte diçka shumë emocionuese të luaja në sallë. Së bashku me partnerin tim në piano, Stephan Gottschall, kemi kaluar një kohë të mrekullueshme dhe na ka pëlqyer shumë e gjithë kjo përvojë”, u shpreh Moritz Koçibelli, oboist.

Oboisti, i cili duket se ka një të ardhme premtuese në skenat ndërkombëtare, ka një mesazh për të gjithë muzikantet e rinj, ndërsa dëshiron të jetë më shpesh pjesë e skenave shqiptare.

“Është e vështirë ta them vetë, sepse ende nuk jam një muzikant profesionist. Por mendoj se qëllimi kryesor është të kënaqesh me atë që bën dhe të duash muzikën që luan. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi Koçibelli.

Në këtë edicion të dytë të konkursit morën pjesë dhjetëra studentë nga universitete dhe universitete arti, brenda dhe jashtë vendit, të cilët konkurruan në kategori të ndryshme si piano, violinë, kitarë, harqe, frymë, kanto dhe muzikë dhome.

Çmimet e para sipas kategorive u fituan nga Rafael Gurra në Fizarmonikë, Dionis Berisha në Kitarë, Tiziana Gaudino në Harqe, Kristel Karagjozi në Piano, Silvana Caka në Kanto dhe Pamela Glloga në Violinë.

President i jurisë së finales ishte violinisti izraelit me famë botërore Shlomo Mintz, i cili vlerësoi nivelin artistik të pjesëmarrësve dhe rëndësinë e këtij konkursi për promovimin e talenteve të reja.

“Ndihem shumë i nderuar që jam këtu. Të gjithë ju po bëni një punë të mrekullueshme. Një artist, në jetën e tij, ka shumë ulje ngritjee në karrierën e tij, ndaj ju uroj të gjithëve fat të mbarë”, tha Shlomo Mintz, violinist.

Konkursi ndërkombëtar i interpretuesve “Ymer Skënderi”, synon të promovojë artistët e rinj dhe të krijojë një platformë ndërkombëtare për talentet e muzikës./vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.