☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,856 ▲0.57%
DOW 48,030 ▲0.24%
NASDAQ 23,083 ▲0.79%
NAFTA 97.41 ▲0.87%
ARI 4,759 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,392 ▲ +1.77% ETH $2,231 ▲ +1.27% XRP $1.3404 ▲ +0.74% SOL $83.1700 ▲ +1.19%
S&P 500 6,856 ▲0.57 % DOW 48,030 ▲0.24 % NASDAQ 23,083 ▲0.79 % NAFTA 97.41 ▲0.87 % ARI 4,759 ▼0.6 % S&P 500 6,856 ▲0.57 % DOW 48,030 ▲0.24 % NASDAQ 23,083 ▲0.79 % NAFTA 97.41 ▲0.87 % ARI 4,759 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Fituesit e panairit të librit: Autor i vitit u vlerësua Agron Tufa për librin me poezi “Kafsha apo fantazma”

Një ditë para mbylljes së Panairit të 19 të Librit, juria e përbërë nga Lili Sula, Tonin çobani, Agim Baçi, Jorgji Qirjako, dhe Alida Cenaj, ndau 3 çmimet fituese të këtij edicioni.
“Kemi pasur 107 tituj të zhanreve dhe  të tipologjive të ndryshme. Mbrëmë vonë kemi arritur në një gjykim përfundimtar për librin më të mirë të vitit në letërsinë artistike, për librin më të mirë të përkthyer në shqip dhe për librin për fëmijë”, tha Lili Sula, kryetare e jurisë së Panairit të 19 të Librit
Autor i vitit u vlerësua Agron Tufa për librin me poezi “Kafsha apo fantazma” me motivacionin “Për një perceptim origjinal intelektual dhe emocional të mbrujtjes së hapave të njeriut”
“Duke mos pasur fare kohë është shkruar ashtu si unë e quaj penallti në ecje. Për fat të mirë takime të shumta sipas punëve të mia më kanë dhënë një favor të madh për shkrimin e poezive, për fatin e madh se shqiptarët gjithmonëvonohen në takimet fikse. Kështu që dalë ngadalë unë këtë kohë e kam shfrytëzuar”, tha Agron Tufa, poet, fitues i Panairit të 19 të Librit.
Përkthyesi i vitit u shpall Edvin Cami për librin “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra”, një libër nga autorja kroate Marica Bodrozic.
Ndërsa në letërsinë për fëmijë u nderua me çmim Luan Rama për librin “Më quajnë Aleksander Moisiu” me motivacionin “Rrëfim emocional i figurave njerëzore si simbol frymëzues për lexuesit e vegjël.”
Pallati i Kongreseve do të vijojë të presë lexuesit deri mbrëmjen e së dielës, kur do të përfundojë edicioni i 19 i kësaj ngjarjeje kulturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.