☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,583 ▼0.43%
DOW 46,368 ▼0.65%
NASDAQ 21,894 ▼0.47%
NAFTA 115.31 ▲2.58%
ARI 4,685 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,438 ▼ -1.16% ETH $2,081 ▼ -2.7% XRP $1.3078 ▼ -2.59% SOL $79.0600 ▼ -3.88%
S&P 500 6,583 ▼0.43 % DOW 46,368 ▼0.65 % NASDAQ 21,894 ▼0.47 % NAFTA 115.31 ▲2.58 % ARI 4,685 ▲0.01 % S&P 500 6,583 ▼0.43 % DOW 46,368 ▼0.65 % NASDAQ 21,894 ▼0.47 % NAFTA 115.31 ▲2.58 % ARI 4,685 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Fjongo projektuese në UT në kuadër të muajit sensibilizues ndaj kancerit

Fjongo-e-kancerit-ne-korpusin-e-Universitetit-643x350Ministria e Shëndetësisë, projektoi një  fjongo simbolike në Universitetin e Tiranës në kuadër të muajit të sensibilizimit të kancerit të gjirit.

Qëllimi i ministrisë së Shëndetësisë është që në këtë zonë të frekuentuar, qytetarëve t’u tërhiqet vëmendja dhe të mendojnë më tepër për shëndetin e tyre.

Tetori ka qënë një muaj i ngjeshur informimi për kancerin, sidomos ndaj kancerit të gjirit ku mjekët kanë parë më shqetësimi rritjen e të prekurve me kancer. Nga 7000 raste të tilla në vit, përgjatë 2014 ka patur 450 raste të reja me kancer të gjirit.

Mjekët rekomandojnë që zonjat mbi 40 vjeç të bëjnë mamografi gjiri, ndërsa spitali i Durrësit për herë të parë ka një kabinet kimioterapie për të trajtuar të prekurit.

Ndërkaq, tetë onkologë që kanë përfunduar specializimin në muajin qershor janë punësuar këtë muaj në spitalet tona (4 në QSUT dhe 4 në spitalet e tjera), ndërkohë që për herë të parë, dy mamografë të lëvizshëm kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar më shumë për kryerjen e ekzaminimeve të kancerit të gjirit, kryesisht në zonat rurale.

Sipas regjistrit ndërspitalor në QSU-të, janë të regjistruar 4400 raste të reja tumoresh në vit, ndërkohë prej tyre 450 raste të reja janë të identifikuar me tumorin e gjirit.Deri më sot, llogariten që janë depistuar rreth 250 gra dhe kërkesat janë në rritje. Rreth 600 të tjera janë regjistruar dhe kërkojnë të kontrollohen për sa i përket depistimit të hershëm, çfarë do të thotë se, fushata dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe ia kanë dalë të rrisin ndërgjegjësimin e grave për parandalimin dhe kontrollin e hershëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.