☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,132 ▲ +0.06% ETH $2,262 ▲ +0.65% XRP $1.3529 ▼ -0.2% SOL $84.7800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Arte

Flaka Goranci mban koncert para publikut austriak

Mezosopranoja kosovare, Flaka Goranci, më 7 maj në shtëpinë e W.A. Mozart  “Mozarthaus”, në sallën e famshme “Besendorfer Saal”,  në qytetin e Vjenës, do të interpretojë në koncertin e titulluar “Liebst du Schonheit” (A e dashuron të bukurën).

Ky koncert do të jetë i përbërë nga veprat e mjeshtërve të muzikës klasike:  Gustav Mahler e Alma Mahler, si dhe Robert e Clara Shumann.

Në këtë koncert Flaka është paraparë të interpretojë 16 këngë në gjuhën gjermane, ndërsa do të përcillet nga pianisti gjerman me famë botërore, Mathias Ladermann, i cili ka një karrierë mjaft të pasur në skenat botërore.

Flaka njihet si një nga mezosopranët më të mira shqiptare të momentit, e cila gjatë viteve artistike ka pasur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ajo ka përformuar si soliste me orkestra të njohura, si: Concentues Muzikus, Orkestrën e Operës Shqiptare, Das Salonorchester Bad Schallerbach, në Orkestren e Ramat Hasherom,  Orkestrën simfonike të RTSH-së, Filarmoninë e Kosovës dhe të Maqedonisë, pjesë e shfaqjes “Le Nozze di Figaro” në teatrin e Vjenës si dhe shumë suksese të tjera në vende të ndryshme të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.