☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,352 ▼4.38%
DOW 51,493 ▼3.49%
NASDAQ 24,311 ▼5.54%
NAFTA 90.77 ▲3.01%
ARI 4,110 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,972 ▼ -5.28% ETH $2,240 ▼ -7.6% XRP $1.2244 ▼ -5.95% SOL $89.4100 ▼ -5.75%
S&P 500 7,352 ▼4.38 % DOW 51,493 ▼3.49 % NASDAQ 24,311 ▼5.54 % NAFTA 90.77 ▲3.01 % ARI 4,110 ▲0.91 % S&P 500 7,352 ▼4.38 % DOW 51,493 ▼3.49 % NASDAQ 24,311 ▼5.54 % NAFTA 90.77 ▲3.01 % ARI 4,110 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njer�

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka komentuar protestën që po zhvillohet prej 36 ditësh, duke e cilësuar atë si një lëvizje që ka pësuar një metamorfozë dhe ku flamingot kanë shtegëtuar.

Ministri shtoi se qeveria do të dëgjojë dhe do të flasë me këdo që priret drejt një komunikimi që ofron produkt real për jetën e njerëzve.

Ai bëri me dije se ekzekutivi po merr në shqyrtim kërkesat që janë të qenësishme dhe janë pjesë e prioriteteve të qeverisë.

“Sa i përket protestës. Vet protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë interesante. Flamingo ishte një nga simbolet e para, një shpend që karakterizon bukurinë, balancën, individualitetin. Pas 35 ditës ne pame që na u shfaq një arkivol. Çdo shqiptar e ka të qartë që përmes vdekjes s’mund të perceptohet as ndryshim, as zhvillim. Duket qartazi që flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Detyra jonë si qeveri është të krijojmë kushtet e duhura që flamingot të ndihen në shtëpinë e tyre kudo. Jemi duke marrë në shqyrtim kërkesat që janë të qenësishme, që janë pjesë e prioriteteve të qeverisë, ka disa prioritete të reja që duhet t’i marrim në konsideratë. Kjo protestë sjell një energji me karburant të shtuar ndaj reformave në tërësi. Do ta kemi vëmendjen që jo thjesht t’i dëgjojmë, në një moment edhe të flasim me këdo që është i prirur kundrejt një komunikimi që ofron produkt real për jetën e qytetarëve”, tha Demo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.