Politika

Fleckeinstein vizitë treditore në Tiranë për përgatitjen e draft-raportit

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckeinstein, pritet të vizitojë sërish Tiranën nga data 7 deri në 9 janar.

Knut-FleckensteinGjatë vizitës së tij ai do të informohet për përgatitjen e draft-raportit për Shqipërinë, ndërsa do të zhvillojë takime me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Knut Fleckeinstein nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për shkak se ky i fundit do të jetë në udhëtim jashtë vendit. Fleckenstein do të hartojë draft-rezolutën për Shqipërinë në fund të janarit, e cila do të diskutohet më pas nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Më pas rezoluta pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në prill të këtij viti.

Eurodeputeti e vizitoi Tiranën në 22 dhjetor me qëllim hartimin e një deklarate të përbashkët me mazhorancën dhe opozitën, ku u dha edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës që kjo e fundit t’i rikthehej jetës dhe punës në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button