☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Fleckenstein: Pas 6 javësh do të merrni vesh se nga kush drejtohet ky vend

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein u shpreh sot se ka marrë garancinë e politikanëve shqiptarë për të miratuar reformën në drejtësi dhe se do të jenë javët e ardhëshme ato që do të përcaktojnë se kush është në mbështetje të kësaj reforme. Deklaratën e tij, raportuesi për Shqipërinë në PE e bëri gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Shkodrës.

“Besoj se unë dhe kolegët e mi nga Brukseli kemi bërë bisedimet e nevojshme, por normalisht ka interesa të individëve të veçantë, të cilët nuk duan që kjo reformë në drejtësi të miratohet. E thënë me fjalë të thjeshta, ju do ta merrni vesht pas 6 javësh nëse ky vend drejtohet nga politikanë të vërtetë apo nga individë të tjerë, që ju nuk i keni zgjedhur”.

I pyetur nëse ai dhe Parlamenti Europian kanë identifikuar individë apo parti politike që nuk dëshirojnë miratimin e reformës në drejtësi, raportuesi për Shqipërinë në PE u shpreh se ka në mendjen disa emra, por shtoi se nuk dëshiron t’i bëjë publikë. Ndërsa, përsa i përket partive politike, ai tha se janë shprehur që do ta miratojnë reformen dhe kjo pritet të dëshmohet gjatë ditëve të ardhëshme.

Raportuesi për Shqipërinë në PE tha se kishte diskutuar me të gjithë drejtuesit e partive politike; si të PD, PS dhe partisë së Ilir Metës dhe se ata e kishin informuar mbi vendimin e tyre për ta miratuar reformën në drejtësi gjatë javëve të ardhëshme.

“Është shumë e rëndësishme, tha eurodeputeti gjeman, që brenda 6 javëve të ardhëshme të jetë miratuar reforma në drejtësi për t’i hapur kështu rrugën pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Pak ditë më parë, edhe ambasadori amerikan Donalt Lu, i cili morri pjesë në mbledhejn e Komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, bëri thirrje që Komisioni ta miratojë reformën brenda muajit maj me qëllim që, në muajin qershor, reforma të miratohet në Parlamentin e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.