Fleckenstein: Reforma në drejtësi brenda 6 javësh
Eurodeputeti Knut Fleckenstein i ka bërë thirrje deputetëve shqipatrë të votojnë brenda 6 javësh, reformën në drejtësi.
Nga qyteti i Shkodrës ku ndodhej sot, deputeti i Parlamentit Europian tha se “ka interesa të disa individëve që nuk duan ta votojnë” por reforma në drejtësi duhet të votohet brenda 6 javëve.
I pyetur edhe pajisjen e përgjimit aq të debatuar nga politika shqiptare, ai tha se “jam informuar mbrëmë për të. Nuk di të them nëse pajisja është përgjuese, por nëse do të kishte një pajisje të tillë, kjo do të ishte problem dhe përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.