Ekonomia

Flet Saimir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri: Ja sa fitoj në një vit

Samir Mane, i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si një nga njerëzit më të pasur në vend, ka folur në një intervistë për emisionin “Opinion”, në Televizionin Klan. Mane është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për pasurinë personale të tij. “Kur janë 100% aksionerë, vlera e tyre është 100% pasuria e tyre, pra sipas përqindjeve të kompanive që ato janë aksionerë. Tani natyrisht që unë e kam parë metodologjinë. Kjo metodologji përbëhet nga 3 elementë. Kapitali neto, kapitali themelor dhe fitimi i vitit të fundit”.

Ç’domethënë fitimi i vitit të fundit? 

Fitimi i vitit të fundit është se sa ka fituar në vitin 2015.

Për shembull sa keni fituar ju në vitin 2015? 

Totali i vitit 2015 i gjithë grupit është 35 milionë euro.

Sipas njeriut më të pasur në Shqipëri, në fakt, nëse merret e gjitha shifra për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milion euro. Mane shpjegoi se bëhet fjalë për kompani ku ai është më tepër se 50% aksioner. Ndërsa bëri me dije se ka edhe kompani ku është në minorancë, ku nuk gëzon aksionet kryesore. Njeriu më i pasur në Shqipëri, ka bërë me dije se shtetit shqiptar në një vit i paguan rreth 40 milion euro taksa. “Pra kush janë taksat që të jem më i qartë, taksat janë; tatim fitimi, dividentë, sigurimet shoqërore, etj të cilat në fakt janë një definicion i taksave. Por ekzistenca e Balfit në tregun shqiptar i jep shtetit 40 milion euro taksa”.

Jeni taksapaguesi më i madh? 

Nuk e di nëse jam më i madhi apo jo, por kjo është një taksë e kalkuluar. Ekziztenca e Balfit në Shqipëri i jep shteti 40 milionë euro, duke përfshirë edhe tvsh.

Në fakt thonë që të pasurit nuk kanë asnjëherë dëshirë të paguajnë taksat? Ju vjen keq kur i paguani këto 40 milionë?

Ato janë detyrime që ne duhet t’i paguajmë dhe do t’i paguajmë. Në fakt shteti konsiderohet partner në kompani përsa kohë që merr 15% tatime dhe 15% divident. Padyshim që një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale.

Qëllon që i fshihni taksat, i rregulloni? Ca nuk i tregoni? Ca i tregoni?

Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak mundësi ke për të fshehur taksat.

Përse ke më pak mundësi për të fshehur taksat?

Sepse je i ekspozuar me një grup më të madh njerëzish që punojnë për ty. Dhe nuk je vetëm për shkak të strukturave të cilat krijohen që më mirë është të mos fshehësh, se të fshehësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button