roze

Flet Shkëndija: Ju tregoj sesi u bëra e pasur

Disa herë është thënë se Shkëndije Mujaj bën jetë luksoze

Çfarë thotë Shkëndija dhe rreth këtyre fjalëve, a bën ajo vërtet jetë luksoze dhe nga e trashëgoj pasurinë që e posedon.

‘’Mendoj që bëj një jetë mesatare duke e kombinuar me luks. Këtë pasuri e kam trashëguar nga prindërit adoptues, duke e kombinuar me aftësitë e mia në menaxhimin e të ardhurave. Meqë vij nga Kosova dhe shpesh e vizitoj vendlindjen, duke parë kushtet e vështira ekonomike të popullit tim, nuk kam qenë kurrë e shfrenuar, me gjithë mundësitë që kisha të bëja një jetë të tillë. Unë kam ardhur pa prindërit në Zvicër kur isha vetëm 13 vjeçe, qëndroja në një kamp strehimor, ku ishin të gjithë fëmijët pa prindër. Gjatë një reportazhi që u bë nga një media, Sfr Tv, më kishte parë një familje që erdhi më mori e më adoptoi. Pra, kam pasur fatin të jetoj si fëmijë i tyre në hotelin që kishin, deri në moshën 18 vjeçe ose, më mirë të themi, kur erdhi babai im dhe më mori. Nga kjo familje kam trashëguar çdo gjë që kam sot’’, thotë këngëtarja, transmeton “Kosovarja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button