Flisni me vete? Qetësohuni! Nuk jeni të çmendur, ja përse
Tashmë është një shaka e vjetër thënia se të flasësh me veten është shenjë e çmendurisë! Megjithatë, duhet pranuar fakti se të gjithë ne ndihemi shumë në siklet kur të tjerët na tërheqin vëmendjen në momentin kur na ndodh të mendojmë me zë të lartë.
Apo në të kundërt, vazhdojmë ende të mendojmë se dikush që flet me veten, nuk i përket kësaj bote! Por, tashmë, shkenca vjen në ndihmë “për të luftuar” besime popullore të kota, si ky në fjalë!
Më konkretisht, studimet e një grupi shkencëtarësh kanë treguar se të flisni me veten, jo vetëm që ju ndihmon të përqendroheni mbi atë çfarë mendoni, por është një sjellje që përkrah imazhin që krijoni për veten, ju rrit performancën gjatë intervistave apo një takimi të rëndësishëm, si dhe ju ndihmon që të frymëzoheni.
Herët a vonë, na ndodh të gjithëve të themi diçka me zë të lartë, pa e kuptuar fare apo në mënyrë të pandërgjegjshme. Të vëzhgosh dikë që flet me veten dhe ndoshta me një lloj theksi, është një nga gjërat më argëtuese që mund të ndodhë, por me siguri jo për personin “fatkeq”: menjëherë pas kësaj, i gjithë besimi i gjetur në ato pak fjalë, zë shumë pak hapësirë prej sikletit dhe paranojës së asaj që të tjerët mendojnë për ne. Në fakt, është thënë gjithmonë se të flasësh me veten është shenja e parë paralajmëruese se po shkohet “drejt fundit”, sepse disa sëmundje mendore lindin brenda nesh. Po ja që të flasësh me veten, nuk është një shenjë e destabilitetit dhe nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar. Studiuesit sigurojnë se kjo sjellje nuk nënkupton asgjë tjetër.
Çdokush flet me veten, sipas situatës dhe në mënyra të ndryshme: ka nga ata që i thonë vetes diçka një ose dy herë në ditë, ose të tjerë që fillojnë biseda të gjata me veten, ndoshta përgjatë gjithë rrugës që bëjnë për të shkuar nga puna për në shtëpi. Mjekësia moderne e quan dialog, bisedë të brendshme ose me veten. Sipas studiuesve, kjo gjë mund të ketë një efekt shumë pozitiv në atë që ne jemi duke thënë: shumë humor të mirë për t’u motivuar.
Në këtë drejtim është kryer edhe një eksperiment. Dy grupe personash iu tha që të kërkonin diçka në një dyqan. Disa duhet të përsërisnin me vete emrin e objektit, ndërsa të tjerët jo. Shkencëtarët provuan në fund se personat që përsërisnin me zë të lartë, ishin më të shpejtë, më të motivuar në detyrë.
Kur e dini atë se çfarë po kërkoni, ka më shumë mundësi që të keni sukses, kur përveç hartës që krijoni në mendje, shpreheni edhe me zë.
Për shembull, nuk është e rastit që kur viheni në kërkim të një dyqani, pasi humbni durimin, filloni të mallkoni me zë të lartë. Shkencëtarët që kanë kryer këtë studim këshillojnë ndër të tjera se është pikërisht kjo sjellja e cila duhet ndryshuar: nëse i referohemi vetes në veten e parë, është gjithashtu edhe më e shëndetshme se sa duke ju drejtuar me “ju”.
Në këtë mënyrë, truri i përpunon me korrektësi këshillat që i japim: është sikur të dëgjonit zërin e një shoku apo shoqeje të mirë. Me kalimin e kohës dhe të moshës, dialogët me veten ndryshojnë, por jo për këtë fakt bëhen më pak të rëndësishëm.